VIDEO/ Do të gjobiteshin se nuk respektuan karantinën, vendosin të sulmojnë policët

13 Prill 2020, 19:20Lifestyle TEMA

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Argjentinë, ku një grup personash kanë sulmuar dy efektivë policie të cilët shkuan për t’i gjobitur për shkak se nuk po respektonin karantinën.

Episodi ndodhi në Berazategui. Disa burra shihen duke i bërtitur policëve dhe duke i shtyrë ata.

Situata tensionohet dhe policët detyrohen të vendosin dorën te pistoleta e tyre, por pa e nxjerrë atë. Në atë moment dëgjohet njëri nga burrat duke i thënë policit: “Pa hë, nxirre pistoletën”.

Ndërsa një tjetër thyen xhamin e makinës së policisë.

Policët detyrohen që të tërhiqen.

Në Argjentinë numërohen 2 200 raste me koronavirus dhe 97 viktima.

4 komente në “VIDEO/ Do të gjobiteshin se nuk respektuan karantinën, vendosin të sulmojnë policët”

  1. berdica says:

    Mendova se ngjarja ka ndodh ne shkoder. kohet e fundit u mesuam neper gazeta duke trajtuar shkodren si Palestinen.

  2. Liri says:

    Per fat nuk je ne Amerike se do te kendonte prifti te veshi.

  3. undefined says:

    Shum gabim qe nuk resoektojen rregullat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje