“Do ketë gjë për arbitrat…”, përgjigjet Rama: Nuk paguajmë për ata që japin penallti të gabuara në kampionat

14 Prill 2020, 14:25Sport TEMA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë pak minuta më parë në një video-live për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve në këtë situatë të pazakontë pas përhapjes së koronavirusit.

Mes qindra komenteve në “Facebook”, pati edhe një kërkesë të tillë: “Po arbitrat do marrin ndonjë lekë zoti kryeministër…?”.

“Arbitrat e futbollit? Pse, apo t’i paguajmë pse japin penallti gabim…?! Kam dëgjuar se jepni shumë të tilla të paqena në kampionatin shqiptar.

Unë nuk e ndjek kampionatin, por më janë ankuar shpesh për këtë.

Jo, arbitrat e futbollit nuk do të jenë pjesë e ndihmës”, ka thënë prerë Rama, duke ironizuar jo pak me “bluzat e zeza”, që në fakt u përfshinë në ndihmën e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje