Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar.
FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.
Sipas FMN-së pandemia e ka zhytur botën në një “krizë si asnjë tjetër”.
Fondi shtoi se nëse kjo situatë do të zgjasë, atëherë do të vihet në test aftësia e qeverive dhe bankave qendrore për të kontrolluar krizën.
Gita Gopinath, kryesuesja e ekonomistëve të FMN-së tha se kriza mund t’i kushtojë ekonomisë botërore 9 trilionë gjatë dy viteve të ardhshme.
Ajo tha se rritja e ekonomisë globale mund t’i rikthehet shifrës 5.8% gjatë vitit 2021, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse pandemia përfundon gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020.
Kjo krize do ti zhgenjej te gjithe keta kokat e medha te ekonomise qe shohin Depresion me te madh se ai i viteve 30. Me perfundimin e pandemise do te kete nje konsum te paprecedente te sherbimeve dhe mallrave dhe promotori i ringjalljes do te jete ekonomia amerikane.Do te kete nje qasje me te kujdesshme ndaj ekonomise kineze.Ajo qe u mendua si benefit i ekonomise globale ne 30 vite te ekspansionit kinez u shkaterrua ne nje muaj.Do te jete nje krize e menaxhuar dhe tregu i aksioneve si nje treg emotional do te rikuperohet ne nje mase nga minus 5 ne minus 10,aspak nje apokalips.Malaj dhe honxhobonxhot e FMN te gjithe me mbarimin e epidemise te shkojne per riedukim .