Numri i personave të infektuar me COVID-19 është duke iu afruar shifrës 2 milionë, me 120 mijë të vdekur, ndërkohë që një pjesë e mirë e vendeve botërore janë duke i zgjeruar kufizimet.
Presidenti francez, Emanuel Makorn, tha se kufizimet që u vendosën në Francë më 17 mars do të zgjeroheshin deri në 11 maj,
Shifrat më të fundit tregojnë se virusi ka vrarë gati 15 mijë persona në Francë, 9000 prej të ciëlve në spitale e të tjerët nëpër azile.
Në Mbretërinë e Bashkuar të vdekurit nga COVID-19 u bënë 11 mijë, një ditë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, u nxor nga spitali ku u mjekua për coronavirus.
Në Spanjë, një nga vendet më të prekura në botë, kufizimet kanë nisur të lehtësohen.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të të gjithë botës që t’i heqin masat me kujdes dhe duke ruajtur kontrollin.
“Nuk mund të bëhen të gjitha njëherësh”, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Rënia e rasteve është shumë më e ngadltë se shpejtësia me të cilën u shtuan. Pra, rruga drejt përmirësimit do të jetë shumë më e ngadaltë se ajo drejt përkeqësimit”, shtoi ai.
SHBA-të vazhdojnë të kenë numrin më të madh të të infeksioneve me 582 mijë të prekur, 100 mijë vetëm në Nju Jork.