Nga Baton Haxhiu
Të gjithë ata që dyshuan se ithtarët e Vetëvendosjes, pasi erdhën në pushtet, devijuan nga kauza e tyre e mosnjohjes së çlirimit Kosovës, mosnjohjes së Republikës dhe mosnjohjes së Kushtetutës së saj, duhet t’i heqin dyshimet. Republika që po jetojmë nuk është ajo që kemi ndërtuar për 20 vjet, as ajo që na bëri të ndihemi shtet krenar. Nuk është Republikë e Kosovës. Atë, shpura e re e pushtetit vazhdon të mos e njohë. Ne tani po jetojmë Republikën e Xhelalit.
Në Republikën e Xhelalit, njëjtë si në shtetet policore, Ministria e Punëve të Brendshme është mbi të gjitha institucionet e Republikës. Në Republikën e tij nuk ka ndarje të pushteteve, por marrje të pushteteve. Nuk ka balancim të tyre, por rrëmbim kompetencash. Në Republikën e tij nuk është Kuvendi i Republikës ai që mbikëqyr pushtetin ekzekutiv, por e kundërta. Nuk është pushteti ekzekutiv ai që i nënshtrohet kontrollit parlamentar, por ky i fundit duhet t’i bindet pushtetit. Në Republikën e Xhelalit ndodh që ithtarja kryesore e Kryeministrit, që është Spikere e Parlamentit, ia heq fjalën bashkëpartiakut të saj, sepse ai e kritikon. Vjosa Osmani, me Kushtetutën e Republikës, është një nga 120 deputetët që drejton seancën. Kushtetuta e Republikës nuk i njeh asaj kompetencë më shumë sesa Driton Selmanajt. Republika e Xhelalit, po. Ajo bën atë që bëri.
Dispozitat kushtetuese që deputetët e Kuvendit i kualifikon si përfaqësues të popullit, e të cilët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, në Republikën e tij nuk janë të sakta dhe as të qëlluara. Këto dispozita, në fakt, i nënshtrohet interpretimit të Xhelalit. Sipas tij, përkundër Kushtetutës, deputetët medoemos i nënshtrohet një mandati detyrues – mandatit të tij, mandatit të një ushtruesi detyre të një Qeverie të shkarkuar me votat e 2/3 e të deputetëve të Kuvendit të Republikës.
Në Republikën e Xhelalit – është ky ai që u jep leje deputetëve për të shkuar dhe për të mbajtur seancën. Një ditë tjetër, është ky ai që ua mohon këtë leje. Në Republikën e tij, e të partisë që ai përfaqëson, të gjitha institucionet kushtetuese i nënshtrohen kontrollit të tyre. Kjo është Republika, në të cilën Kushtetuta interpretohet nga pushteti ekzekutiv. Sepse, është vetëm ky pushtet, të cilin, në detyrë, e udhëheq partia e tij, e i cili ka autoritetin të interpretojë Kushtetutën. Të tjerat institucione, përfshirë edhe ato të pavarura, nuk janë të afta ta interpretojnë atë, ashtu si ai.
Leja e dhënë deputeteve të Kuvendit për mbajtjen e seancës, si dhe kufizimi i të drejtave të qytetarëve të Kosovës deri në masën e propozuar, pa ligj Kuvendi, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj, ose edhe pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të shërbejnë si kambanë alarmi, për asgjë më pak përpos për nisjen e përmbysjes së sistemit kushtetues të Kosovës. Përkundër të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohet Kosova, është evidente e edhe fakt i njohur ndërkombëtarisht që e njëjta ka bërë progres marramendës në ndërtimin e institucioneve dhe përforcimin gradual të sundimit të ligjit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shërbyer si garant i mbrojtjes së kushtetutshmërisë. Dhe, përkundër disa vendimeve të saj, e të cilat mund të jenë cilësuar, me herë, si të papëlqyeshme, janë zbatuar me përpikëri nga të gjitha institucionet e kësaj Republike. Kujtoni dorëheqjen e Presidentit Sejdiu në respekt të Gjykatës Kushtetuese; kujtoni largimin e Behgjet Pacollit e zgjedhjen e Atifete Jahjagës, si rezultat i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese; kujtoni Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe; kujtoni vendimin e saj për mandatarin, që është në qendër të debatit politik sërish gati 6 vjet pas nxjerrjes se tij. Të gjitha ishin zbatuar. Zbatueshmëria e vendimeve të kësaj Gjykate ka garantuar sigurinë e ruajtjes së demokracisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë . Ka garantuar shtetin ligjor. Tash, 20 vjet pas çlirimit të Kosovës, e 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë së saj, pavarësi kjo të cilën VV nuk e ka njohur derisa nuk erdhi në pushtet, dhe vetëm 2 muaj pas ardhjes në pushtet të kësaj Lëvizjeje, sistemi kushtetues i ndërtuar me mundin e sakrificën e gjeneratave të tëra është në prag të përmbysjes.
Këto shenja nuk duhet anashkaluar. Guximi i një Zëvendësministri në detyrë për t’u dhënë leje përfaqësuesve të popullit që të mblidhen në shtëpinë e tyre, e guximi i një Ministri tjetër në detyrë për t’u sjell sikur nuk ekziston Gjykata Kushtetuese, janë hapat e parë drejt përmbysjes së rendit juridik në Kosovë, dhe fillimit të ndërtimit të një të riu, i cili, në rastin më të mirë, do të përbëhet vetëm nga pushteti ekzekutiv, në vartësi të të cilit do jenë më pas Kuvendi e gjykatat. Kjo do të jetë Republika e re e qytetarëve të Kosovës, një diktaturë në mes të Evropës, nëse shpejt nuk e ushtrojnë rolin e duhur kushtetues të gjitha institucionet e vendit në mbrojte të vetvetes dhe Kushtetutës.
Kosova medoemos ka shumë sfida. Por, Kosova gjithashtu ka shumë të arritura. Përderisa shumë punë duhet bërë për të adresuar sfidat e saj, po aq punë duhet bërë për të ruajtur dhe konsoliduar të arriturat e saj. Ndër më të rëndësishmet tashmë është rendi i saj i konsoliduar kushtetues, një në të cilin pushtetet janë të ndara dhe të balancuara, dhe i kanë rezistuar, të paktën mjaftueshëm deri tani, ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv. Ky i fundit, tashmë nën udhëheqjen e VV-së, ka qëllimin e dominimit dhe të nënshtrimit të çdo pushteti tjetër. Për të arritur këtë qëllim, Republika e Xhelalit ka në dispozicion edhe mekanizmat shtetërorë, por edhe ata tradicionalë partiakë – linçimin e organizuar publik. Kushdo që guxon ta kundërshtojë planin e madh të lindjes së Republikës së re, në rastin më të mirë do t’i bashkohet kategorisë të famshme tashmë “të të shiturve e të kapurve”.
Është koha që strukturat shtetërore t’i qëndrojnë besnike mandatit të tyre kushtetues. Është koha që ato të veprojnë në kuadër të autorizimeve të tyre, e në mbrojtje të autoritetit të tyre kushtetues. Është koha që Kuvendi, Kryeprokurori e Avokati i Popullit, të mos heshtin, ose edhe të fshihen prapa interpretimeve qëllimshëm të mjegullta ligjore, por të veprojnë në mbrojtje të autoritetit të tyre nga dominimi i pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtje të ligjeve të shtetit. Nëse është nevoja, është koha që të gjithë të ballafaqohemi me linçimin publik, në mbrojtje të lirisë së fjalës. Në mbrojte të një Republike të qytetareve, dhe kundër asaj të Xhelalit – në të cilën përfaqësuesit e popullit duhet të marrin leje të ushtrojnë mandatin e tyre si deputetë të Republikës së Kosovës.
Të gjithë jemi dëshmitarë që “ajatollahët” e Lëvizjes e shpallin fitoren me 25 për qind si triumf të një fryme, e cila, në fakt, për fat është ende pakicë. Por, fjalën po e mbajnë. Po qeverisin me frymë, e jo me Kushtetutë e ligj. Po qeverisin në një pushtet paralel me Republikën e Kosovës. Dhe po sillen ndaj Republikës së Kosovës jo si njerëz të mandatuar dhe të shkarkuar prej saj, por si pushtues. Njëjtë si ata që më 23 mars të 1989 ia hoqën shtyllën kurrizore Kushtetutës së atëhershme, duke e kthyer në një “rregullore” të Milosheviçit për Kosovën.
Tashmë Republika e Xhelalit po tenton të bëjë të njëjtë gjë, me ata që tentuan të na gjunjëzonin më 1989. Fashizmi ose komunizmi nis gjithnjë aty ku pakica tenton të imponohet si shumicë, duke përdhunuar Kushtetutën. Si Republika e Xhelalit. Veç “xhelalët” dikur i zhdukin si Stambolliçin e diktatorët kalben bashkë me iluzionin e tyre.
Po ti kush je Zylyfi? Ç’thote kompania Devolli Baton Haxhiu? Ka me miell serbi? Rrace vemjesh.
Batoni e ka përqafuar strategjinë e Sali Berishës … strategjinë e përbaltjes së të gjithëve, të mos dallohen !
Problemi i tijë dhe patronëve të tijë është se e kanë nënvlerësuar zgjuarsinë e popullit !
Baton o llum.
Shqiperia e kishte ministrin e brendshem tafikant droge dhe ti me 1 pjese te llumit e perkrahet
Ne Shqiperi gjykata kushtetuese nuk egziston fare
Ne shqiperi gjykata e larte nuk egziston fare
Ne shqiperi parlamenti mer vendime me 120 deputete nga 140 qe e ka kushtetuta
Ne shqiperi KQZ vendos daten e zgjedhjeve
Ne shqiperi antari i i gjykates kushtetuese betohet te parukieria.
Ne shqiperi deputete behen ose vrases e trafikante ose legene vetem se dine te lepijne
Dhe ti llum ke plot 7 vjet bashke me ca llumra te tjere qe mbeshtet 1 shtet bandit dhe ankohesh ne kosove per 2 muaj me Albin Ujkun?????
O zot pse jemi kaq qesharake , pse jemi kaq legene.
O njerez nuk e ka fjalen per Xhelal mendjeziun e Kamzes , oficerin nazist te zene rob ne betejen e Stalingradit.
Pershende Ce
E ka fjalen Republiken e Xhelalit —kontretisht per Republiken e Albin Kurtin
Shkrim sh I dobet, batoni ka rrene nga kali, do me cdo kusht regjimin e vjeter te koruptuar ku fitonte benefite te shumta nga thank. Tani sulmon vv pa asnje argument vetem si inatçor
O Baton, je ne konflikt me kohen,je jashte kohe.Ne nje kohe kur bota po digjet,Batoni ka frike se mos vendoset diktatura ne Kosove.Je qesharak Baton .Vertet SHBA dhe BE do te lejojne diktatur ne nje shtet qe ata e krijuan ??? Baton ,te kam ndjekur me vemendje.Kam nje ide pozitive per shume gjera qe thua.Por nderkohe ne shume raste me i njeaneshem,kerkon te arrish atje ku eshte interesi jot personal,si shumica e gazetareve dhe analisteve shqiptare.Personalisht kam idene se tani eshte koha me e keqe per Kosoven per te arritur marreveshje me Serbine.Nuk po ti them aresyet,por Batoni i kupton shume mire.Le te presumo pak dhe menyra me e mire eshte lenia e Kurtit ne detyre.Te pakten deri pas nentorit.Pastaj me te pare e te bere.Kur je ne veshtiresi duhet fituar kohe .Kjo eshte diplomacia pragmatike qe duhet ndjekur.Baton mos kij frike ,nuk vendoset diktatura askund ne Europe ne se me pare nuk behen diktatura Gjermania ,Franca apo Britania .Dhe jam i sigurte qe keto nuk do te behen kurre. Dhe ndofta eshte me mire Xhelali se dhelpra filoserbe Mustafa.
Baton mos e ke fjalen per Ramen..se fiks per Republiken e Rilindjes po me duket ky shkrim.
Respect Baton,je nje nga gazetaret me profesionist ne hapsiren shqiptare,shkrimi trajton ndodhit reale ne pushtetin antikushtetues te Albin Kurtit.Albini me 29 deputet,qe I bije me pak se 25%,duhen 30 per 25%,dhe i shkarkuar me mbi 2/3 e deputeteve po sillet sikur ka shumicen absolute,po sikur vertet ky anarshist te kishte shumicen,absolutisht do behej shume I rrezikshem.
E nxori kokeng nga bajga korbi Baton, dhe ben krau krau… Kujdes Baton korbi se mos te marre ndonje shpend me grabitqar se , ti korbi.
Jo jo nuk e keni drejte VV po mundohet te baj ligj e drejtesi dhe ti shkatrron ata hajdute qe vodhen Kosoven qe njizet vite dhe ju dilni te ketkoni te drejtat e hajduteve dhe analistave te Pdk te Ldk te Aak dhe Nismes qe nuk kan lan pa ba ma te keqijat e ketij populli dhe doni ti mbroni hajdutet turp per ty dhe te tjeret drejtesia duhet te vij me kot e keni.
Ishkarkuari në Vala nuk ishte aty qe 20 v. ai ishte në poziten e kryemenagjerit nga viti 019 pra,propagandë e rrejshme
Kur flet Baton Haxhiu pèr shkelje kushtetute nè Kosovè, èshtè njèlloj sikur flet Mul Noka pèr thyerje ligjesh nga qeveria nè Shqipèri.
Rezultati èshtè i njèjti, PORDHÈ ME RIGON.
Njè kritikè, sado e drejtè tè jetè, e dalè nga goja e kètyre dy “kontaktmbajtève” tè UDB, merr erèn e gjirizit.
Qeveria nè detyrè, po bèn pikèrisht atè qè kèrkoi gjykata kushtetuese. Po mblidhet kuvendi pèr tè arnuar ligjin egzistues pèr masat qè duhen ndèrmarrè nè situata pandemie.
Njè ligj i tillè, nè fakt, herèt a vonè do kalohet nè kuvendet e tè gjitha vèndeve europiane. Njè situatè tè tillè, nuk ka njohur Europa e pasluftès, as ligjvènia e saj.
Baton Haxhiu èshtè kèshilltar i kryeministrit tim pèr çďshtjet ballkanike.
Merre me long se mishi u mbaru.
Te besojme Baton se kemi Kajmakun tone , ketu sikur e di , kajmaku jon drejton dhe gjykatat dhe prokurorin , gjykat kushtetuese nuk kemi fare , ministrin e brendeshem e kemi lolo , po ti je nje fare e keqe qe nuk te plase per Kosoven apo Shqiperine , ju jeni vegla te Serbise
Veq jurist edhe detektiv privat qenke
Baton, deri tani nuk te njihja plotesisht. Me kete shkrim te njoha thellesisht. Nje pyetje per ty z. Baton, a ka ndonje vend tjeter në kete planet qe te rrezohet qeveria 50 ditore në kohe pandemie?! Tu vije turp ju kosovareve qe e mbani veten intelektuale, por në fakt jeni injorante shpirt keqij, qe dergoni ” uje në mullirin Serb”.
Kush te ka paguar per kete rezyme? Je njeri i zi,e per ke? Per popullin tend. Do si ata krimele qe kane vene pasuri me gjakun e kosoves qe ne emer te kushtetutes te vdesin mijera njerez e te mos karantinohen. Kjo eshte deshira e atyre qe te kane paguar?
Nuk e di po ka nje sulm mediatik kunder kurtit dhe politik e gjith makineria e vjeter sikur kurti po ben namin por ka vetem 3 muaj km dhe e rezuan ne mynyr me te poshter ne koh korone dhe e veshin me lloj lloj pislleqesh gje qe nuk i meriton asnjerit nga ju nuk ju ka futur duart ne xhep kurti eshte nje figure e paster por pyetja eshte kush jua ka mbushur juve xhepat qe flisni me kete gjuhe perverse e keni shitur bythen shume lir tha mir nje para shkrus mos ky artikull i kushtohet rames se ai i ka te gjitha.
Baton Haxhiu eshte krenaria e gazetarise kosovare,po disa berishisteve te ww-es kjo nuk ju konvenon,idhulli I tyre Albini,kjo kopje e shemtuar e Sali Berishes,eshte rrezik per Kosoven,disa dhe mund te mos e besojne,po kujtoni Shqiperine sa deme te pa llogaritshme na ka shkaketuar.
Mos u fshini pas saliut per cdo gje qe nuk u pelqen .
1- Jam kunder kesaj klase te diskretituar politike qe ka drejtuar pas vitit 91.
2- Saliu nuk eshte aq i keq sa thua ti , po me i keq akoma .
3- Batoni mund te jete krenaria e gazetarise se kosoves po ne ne shqiperi e njohim si keshilltar te oborit te surelit , teresisht i diskretituar , problemet qe ngre Batoni jane te njejta me ketu ne shqiperi , ky artikull sikur eshte shkruar per shqiperine .
Pse ketu batoni i mbron keto fenomene dhe nuk e sheh xhelalin , dhe ne kosove i bejme pershtypje per keq?
4- Albinin e njoh vec se nga medja si opozitare shume i forte , si kryeminister nuk mund te gjykohet per 50 dite qeverisje . mund te ishte dhe me i keq se saliu dhe edi bashke . Ky shkrim eshte i porositur nga obori i Surelit .
Vallahi vellezer kosovar mos bini pre e demagogut Albin Kurti,ju lutem na besoni ne ketij Drinit,se kemi kujtime te hidhura nga udheheqesi shpirteror i Albinit Sali krimineli.
Ky eshte ideollogu i thaqit
Mbani vesh se ka mend.Me trut e tij Kosova asht Serbi.
Analize shume domethenese. Bravo Baton Haxhiu.
Ke bere shume per Kosoven dhe te lutem mos u deshpero nga keto zera te cjerrta qe nuk dine se cfare fjale nxjerrin nga goja e tyre e qelbur. Kurti i ka hedhur trute e gomarit ketyre njerezve me mashtrime ,genjeshtra dhe manupulimeve.E dreja do dali shume shpejt dhe populli i Kosoves dhe populli Shqiptar do ta njofi Albin arrogantin kokeboshin dhe do dali ne drite figura jote me dinjitet dhe drejtesi.Zoti te bekofte Baton Haxhiu.
Pse more Baton po zenë në thua te Republika e Xhelalit. Pse s’i përmendë të gjitha Qeveritë paraprake që kan qenë kriminale dhe antikombtare dhe ia kan humbur kuptimin e Republikës. Jemi në luftë me Covid-in e duhet ta shtyejmë kritikën ndaj Xhelalit apo qoftë dikush tjetër. Lutu për Republikën e Xhelalit se është megjithë ate më e mirë se Republika e 2 Korrikut apo ajo e njohur nga “shteti” i Malqedezekut.
Mos ma keq kur edhe në doren e Agim Velit e Xhelal Sfeqles Albini e ka lënë ministrinë e brendëshme degradim pas degradimi
Aha..prape doli ky zedhenesi i UDBse..me sa duket ai Xhelali ZVELCA paska fillue me ju prek aty ku ju dhem ju paraziteve qe tamam po thue se keni 20 vjet qe po e rrjepni popullin deri ne kocke..artikull i gjate dhe sa me shume ta lexojsh aq me shume fije per fjale i shkon per shtat shefit tend n’Tirane..nuk ka si t’ju zeje gjumi more rrace e poshter se n’Dardani perfundimisht doli Kreshniku ma i ri i Kombit tone e inteligjenca qe ka pereth e miresia me virtytet e Shqiptarit po jua prishin erresiren..gjithmone e keni nji dere t’hapur ju hijenat gjithsesi-usht zvarranike qe kundermoni ere mocalesh..
Shko batohu Baton. Ne fakt eshte shenje e mire qe Batoni kesaj here eshte jashte loje…
ka kohe qe nuk komentoj te Tema te pakten nja 5 vjet..
.
qe Meroja e ka lene rrugen e zotin kjo dihet por me keto baton haxhinjte enverrobellet pellumbkullat dashkaloqet e deri te Tak Ngjala e kuptojme pse kjo Gazete eshte bere si Koha e jone e pordhes se Lesit..
.
Kur shikoj ” keto koqevare pika pika= fjala me e ndyre ne shqip) qe kane mbushur mediat shqiptare me shkon mendja te Enver Hoxha qe ne 1945-1946 mbajti nje barazlargesi kompjuterike…..ose ia zyrtari i larte serb qe tha para pak vitesh qe nese DO TA DINIM QE KOSOVARET DO ABUZONIN KAQ SHUME ME KOSOVA REPUBLIKE JA KISHIM DHENE FALAS QE NE 1966
Deti u be kos dhe Albini mori lugen .
Ndoshta jam gabim ,por shkrimin duket paksa i coroditur dhe lodhes per ta lexuar deri ne fund.Autori qe pretendon se ka sh.ide,pa ngarkuar te tjeret me emocionet ,ndoshta I duhet te shkojj ne vendin e tij e te kontruboj ne zhvillimet shoqerore dhe te shikoj rezultatin nga afer .Nuk do te jete prob.zevendesimi I tij ,tashme ka sh .intelektual te afte brenda dhe jashte vendit,mjaftoj te behen te njohura kriteret qe duhet te plotesoj kandidati per te fituar punen,shqip mbi cfare aftesish te jashtzakonshme u perzgjodh B.H,te cilat nuk mund ti kishte apo ti kete asnje njeri brenda shtetit shqiptar?
Shume shume gjate per te thene se sistemi demokratik eshte sistem qe varet nga personi e jo nga aftesite vetekontrolluese te sistemit.
Baton + cdo baton ne kete bote…pa keta lloj xhelalesh dhe pa xhelale fare po deshet…ne kete sistem “demokratik” jeni me te privilegjuarit.Ne nje rend normal boteror ,do ishit si puntoret me rroge mesatare.
Pyetje per z.Baton.
Kush eshte me i miri per nje vend, i korruptuari por demokrat,ai qe nuk do t’ja dije per harrxhet e shtetit por liridashes,apo ai qe rregullon ekonomine dhe shtetin por nuk ben per ” lirine e shprehjes”?
Na mbyten gazetaret liridashes…vari lesht
Rrini Shtrembet e Flisni Drejt.Kete Rradhe Batoni ka te Drejte.Albin Kurti me ngjan si DON KISHOTI i Servantesit.Ne nje fjalim te Tij ,me beri pershtypje, Nuk e permendi fare SHBA.Po kush na e solli Pavarsine e Kosoves?.Ky Albini ngjason nje çike me Enver Hoxhen qe i shpalli “LUFTE” te gjithe Botes.Pastaj Qeveria e Tij RA nga Fiku !!! Ai duhet te Menjanohet ,Te hapi Krahun
Daullja bie per ata qe kane veshe, te tjeret do shohin vetem kur te jete shume pasojat.
Pergezime per analizen Baton Haxhiu!
Mero, me vjen keq me me ty qe promovon kete felliqesire te cdo rryme antishqiptare.
Hiqi fillin pasi edhe ty dhe familjen tende i shet per 10 dinare. Eshte letyre.
Mero, me vjen keq me me ty qe promovon kete felliqesire te cdo rryme antishqiptare.
Hiqi fillin pasi edhe ty dhe familjen tende i shet per 10 dinare. Eshte letyre.
Bal-ton nuk te lexova traktin tend po nje gje kam edhe per ty ,,,Qe ti ke per te qire te zonjen mu ne verre te bythes kete e di dhe dreqi?!Ne.kte Shqiperine tone te shtrenjte moral bejne putanat dhe bijte e BEogradit!Ti je sherbetore i beogradit historikisht dhe sistematikisht…
Te rroje sa malet albin shqiperia
Gazeta Tema ben mire qe le kaq gjate pacavuren e Batonit si editorial, mbase me shprese se mos e lexon i gjati i Tiranes ; eshte fiks per të.
Mos u fshini pas saliut per cdo gje qe nuk u pelqen .
1- Jam kunder kesaj klase te diskretituar politike qe ka drejtuar pas vitit 91.
2- Saliu nuk eshte aq i keq sa thua ti , po me i keq akoma .
3- Batoni mund te jete krenaria e gazetarise se kosoves po ne ne shqiperi e njohim si keshilltar te oborit te surelit , teresisht i diskretituar , problemet qe ngre Batoni jane te njejta me ketu ne shqiperi , ky artikull sikur eshte shkruar per shqiperine .
Pse ketu batoni i mbron keto fenomene dhe nuk e sheh xhelalin , dhe ne kosove i bejme pershtypje per keq?
4- Albinin e njoh vec se nga medja si opozitare shume i forte , si kryeminister nuk mund te gjykohet per 50 dite qeverisje . mund te ishte dhe me i keq se saliu dhe edi bashke . Ky shkrim eshte i porositur nga obori i Surelit .
Mero o derdimen o tradhtar i fshehur grek qe kushedi per ke punon se Vetem per shqiperine jo ke mbledhur ne redaksine tende ca plehra.Ke rene poshte Shoku Mero me perrallat e baton serbit qe UCK e kish denuar me vdekje por ky dhelper e serbise me bekimin e UDB na shkoj dhe na u qa tek BE dhe na e ricikluan dhe na hodhen top per mish neve Shqiptareve si keshillues Te kryeministrit tone rahmut.Po cfare Te presesh nga Mero gelbaza qe deri dje ish vene ne sherbim te kriminelit sali kerma.O zot si I mban keta krimba mbi toke.
Cka dihet me i thane nje gazete e nje redaktor qe i jep hapesire keto klyshit te Stanishiqit?!
Vetem se eshte ne sherbim te agjenturave antishqiptare edhe ma shume se klyshi i stanishiqit !
Albini mund te jete cdo gje por politikan jo,never,ne ketej i themi urith,qe mundohet te bej ndonje hile,dhe pastaj te na e serviri si zgjuaresi,eshte nje skolastik me dije te pa sistemuara,populist tmerresisht i rrezikshem,i duken te gjithe armiq,si Enver Hoxhes ne vakt.
Paranojak i rrezikshem,ky eshte Albin Sali Berisha!
O Baton , pse s’te boton asnje ga ete Kosovare ty?!
Pse ste pranon asnje tv i Kosoves?!
Une hyj ke ata qe ka patur pritshmeri te madhe nga Albini,por futja e hundeve vitin e kaluar ne punet e brendeshme te Shqiperise,duke u bashkuar me Sali Berishen per te rrezuar qeverine e Edi Rames,me ka zhgenjyer dhe habitur shume.Edhe ngritja e deges se WW-es ne Tirane me islamistin Hysamedin Ferraj,nje berishist i njohur,dhe ate musteqe mutin Bojken Abazi kishte per qellim luften kunder qeverise shqptare.Albin anarshisti kujtoj se i erdhi dita per tu bere lider i shqiptareve ne Ballkan,por ne fakt eshte nje rrezik kombetar.