Rriten ndjeshëm të prekurit dhe viktimat nga koronavirusi në Serbi

14 Prill 2020, 19:34Bota TEMA

9 persona kanë humbur jetën dhe 411 kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit në Serbi. Deri në këto momente në Serbi kanë humbur jetën 94 persona ndërsa të infektuarit janë 4465.

Lajmi më i keq nga Serbia është se pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar dhe 533 mjekë, infermierë dhe staf mbështetës që ndodhen në vijën e parë të luftës kundër pandemisë.

Drejtuesja e Institutit “Batut”, Darija Kisiq Tepavçeviç deklaron se nga 4,936 punonjës shëndetësorë që janë testuar dhe rreth 1000 të tjerë janë në pritje të rezultatit të analizave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje