Shërohen 4 mjekë dhe infermierë të prekur nga COVID-19, mes tyre Skënder Brataj dhe Andi Koraqi

14 Prill 2020, 12:17Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu ka njoftuar se dy mjekët, Andi Koraqi dhe Skënder Brataj, tashmë janë shëruar nga COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu pohoi se përgjatë 24 orëve janë shëruar 4 mjekë, ndërsa në total 36 personel mjekësor.

“#LajmetëMira për stafet mjekësore

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19

Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Deri tani 36 personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19

248 pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me #COVID-19”- shkruan Manastirliu. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje