Që Shqipëria po pakësohet, kjo nuk është më diçka e re, sa për faj të emigracionit, e sa për faj të rritjes mjaft të ngadaltë të popullsisë, pra diferencës së ulët mes numrit të vdekjeve dhe të lindjeve.
Një publikim i fundit i agjencisë europiane të statistikave tregon se, Shqipëria ka ndër normat më të ulta të fertilitetit në Europë.
Norma e fertilitetit i referohet numrit mesatar të lindjeve për një femër, dhe në vendin tonë, sipas Eurostat, fiksohet në 1.37. Të dhënat janë të vitit 2018 dhe tregojnë se në vendin tonë kthesa e madhe ka ardhur në vitin 2014, kur norma fiksohej në 1.73, asokohe ndër normat më të larta në Europë.
Në mënyrë që një popullsi të garantojë një të ardhme ku popullsia të most ë kërcënojë shuarjen, duhet që ky indikator të jetë në 2, pra që dy prindër, të lënë të paktën 2 pasardhës.
Në europë vetëm Gjerogjia e respekton këtë “rregull” të pa shkruar, me normën në 2.09. Por, si është norma prej 1.37 krahasuar me vendet e tjera të Europës?
Shtetet europiane që e kanë këtë normë më të vogël se vendi ynë, numërohen me gishtat e së njëjtës dorë. Vetëm Greqia,
Spanja, Malta, Qipro dhe Italia kanë një normë fertiliteti më të ulët se vendi ynë.
Të gjitha vendet e tjera të Europës kanë më shumë lindje se Shqipëria, në raport me popullsinë e tyre.
Mestarja e bashkimit europian fiksohet në 1.56. Të dhënat janë mjaft shqetësuese në këtë prizëm, pasi ndërkohë që kontinenti I vjetër prej vitesh e vuan problemin e plakjes së popullsisë dhe mungesës së lindjeve,
Shqipëria, raporton të dhëna edhe më alarmante, duke kërcënuar me një plakje më të shpejtë dhe një tkurrje të ndjeshme të popullsisë, sidomos asaj në moshë aktive pune, që do të shkaktonte edhe pasoja të rënda ekonomike.
Mos u boni merak
Se ne fund te Majit do na sjellin 50mije TurkoKurdet e pare ne Jug te Shqiperise
Per te na ritur popullsine,
Turkokurdeve do tju duket lule Shqiperia
Mos u boni merak
Se ne fund te Majit do na sjellin 50mije TurkoKurdet e pare ne Jug te Shqiperise
Per te na ritur popullsine,
Turkokurdeve do tju duket lule Shqiperia,
ktu s kan njerezit me hanger buke per vete ikin nga syre kembet neper bote e jo me te kene mendje per familje me pjell,rrofte edvin rama per prosperitetin e mireqenien qe na solli skender ismail beu yne te paçim