“Çdo kokërr molle, domateje, pastrojeni dhe më pas futeni në shtëpi” flet mjeku shqiptar në Londër: Virusi do përfundojë nëse respektojmë masat

15 Prill 2020, 17:00Sociale TEMA

Mjeku Ardian Fandi, prej vitesh e ushtron profesionin e tij në një spital në Londër. Me anë të një lidhjeje në “Skype” në emisionin “Shqipëria Live”, duke folur për situatën aktuale të koronavirusit, ai u shpreh se masat e marra nga Shqipëria janë të duhurat dhe kjo ka bërë që ne të kemi numër të pakët të të infektuarve dhe viktimave.

“Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera. Ndërsa Anglia është e pasur dhe në këtë rast nuk u treguar e zgjuar”. Ndërkaq, mjeku këshilloi qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë higjenën, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të minimizohet përhapja e virusit.

“Masat këtu janë më të lehta, por masat e buta po tregojnë se si po përhapet sëmundja. Unë po marr shumbull Londërn, e cila është 3-fishi i Shqipërsisë, ju keni bërë një super punë me orën policore (u referohet masave).

Po të shikosh sa kanë vdekur në Londër dhe në Shqipëri ka shumë diferencë. Në Londër kanë vdekur 3 mijë vetë në Shqipëri 25. Anglia është një vend i pasur dhe në këtë situatë nuk u tregua e zgjuar. Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera.

Nëse nuk do të kishim marrë masat atëherë do të kishim shumë të sëmurë. Ne në filim na thanë mos vendosni maska sepse përhapni panik tek pacientët. Kemi qenë në shkollë kemi bërë provimin e higjenës, ishte provim i lehtë, por qenka e vështirë për t’u aplikuar.

Unë them që virusi do të përfundojë nëse respektojmë masat dhe qëndrojmë të mbyllur. Për fat të keq një person nuk shfaq simptoma, por duke mbajtur karantinën për një kohë që është e nevojshme, përhapja mund të minimizohet. Ju lutem rrini në shtëpi, ju lutem mbani higjenë. Çdo kokërr molle, domateje, pastrojeni dhe më pas futeni në shtëpi”, tha mjeku.

7 komente në ““Çdo kokërr molle, domateje, pastrojeni dhe më pas futeni në shtëpi” flet mjeku shqiptar në Londër: Virusi do përfundojë nëse respektojmë masat”

  1. tarras bulba says:

    po ku ta pastrojme, te lumi? keta ne uk behen te gjithe rrota kari

      1. Pato says:

        Po me uje o shpellare me ca pastrohen perimet?

  2. vlora.vlora says:

    a te qifsha doktorin ,me ca ta pastrojme me shurren tende o injorant

    1. na mbyten idiotet says:

      Laje me uje e sapun o idiot! Apo nuk ke?

  3. O sa kam qesh me ikët doktorin says:

    …unë po shkoj t’i pastroj damotet tek çezma e fshatit, tek pusi që lahej vetë, tek kroi ose do të pres kur të bjerë shi. Skenari horror: shkoj dhe i laj tek shtëpia e komshiut, para se t’i çoj në shtëpinë time dhe me t’u kthyer, i fus shulin derës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje