Nga Mero Baze
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbledhja e Këshillit të Sigurimit ka kaluar shumë mirë dhe se ai është dakordësuar me presidentin Meta dhe kryetarin e PD Lulzim Basha, për hapat që duhen ndërmarrë drejt lirimit të masave të karantinës.
Në fakt, duket lajm i mirë, por në këtë shoqëri, është lajm i gabuar.
Edi Rama duhet t’ia kursente publikut këtë lajm, pasi thjesht do ta rëndojë më shumë klimën politike me akuza qysh nesër në mëngjes dhe do t’i prishë punë vetes.
I pari do jetë Sali Berisha, i cili në të tilla raste refuzon ta pyesë Lulzim Bashën përse është folur dhe fillon me thirrjet “luftë”, “revolucion”, “vdekje”, “përmbysje”, derisa dikush ta qetësojë e t’i thotë që nuk është e vërtetë që Rama me Bashën kanë kaluar mirë. Përkundrazi, janë përleshur, por ngaqë ishn online nuk janë rrahur fizikisht.
Po ashtu dhe Ilir Meta do vihet në siklet me Petrit Vasilin, pasi ky i fundit do ankohet se vetë e lëshon të “shqyejë” Ramën çdo ditë, kurse po vet kalon mirë me Edi Ramën në mbledhje.
Kësisoj të nesërmen vetëm nga lajmi i Edi Ramës se mbledhja kaloi mirë, do fillojë të bëhet gjithçka keq.
Arsyeja është se politikanët tanë nuk e ndërtojnë dot politikën publike mbi bashkëpunimin, por mbi armiqësinë deri në vdekje ndonjëherë. Nuk di pse u është mbushur mendja që kundërshtari duhet vrarë, që të quhesh fitues. Dhe këtë e kanë për sytë e publikut, se kur takohen me njëri- tjetrin, ashtu siç thotë Edi Rama është.
E gjithë kjo më kujton natën e 4 marsit 1997, kur dy- tre gazetarë morëm iniciativën të organizonim një takim të fshehtë mes opozitës së atëhershme dhe Sali Berishës, që ishte ngujuar në Presidencë, takim që çoi tek marrëveshja e 9 marsit. Gjithë sikleti im kur u bë lista e opozitës, ishte Neritan Ceka, i cili duhej të ishte patjetër, pasi ishte njeriu më aktiv i opozitës. Neritan Ceka është një nga figurat më të komplikuara të poltikës shqiptare. Ai është një erudit i vërtetë, intelektual i kompletuar dhe një njeri që mund ta nderojë vendin në çdo vend të botës si intelektual. Ai po ashtu është politikani më shpërthyes dhe i pamenaxhueshëm që ka njohur ky vend, e falë kësaj cilësie s’bëri dot kurrë para në politikë.
Ndërsa i futëm në Presidencë nga dera e pasme, po prisja në “Rogner” bashkë me Nazarkon të dilte Preç Zogaj.
Rreth orës 9 të darkës, pasi dolën andej, Preçi erdhi i gëzuar.
-Hë, si shkoi, i thashë?
-Lere u bë gjë e madhe, tha. Shumë mirë.
-Po Neritani?
-Ai për pak e prishi mbledhjen, tha me humor. Në fillim e filloi Saliu.
I tha:
-Po ku je mo Neritan, se u ndamë… Dhe diçka kishte thënë për fajet e tij në këtë pikë.
-Jo, kemi dhe ne fajet tona, ja kishte pritur Neritani.
Dhe pas dy batutash ishin gati të ziheshin duke marrë secili përgjegjësinë për të qenë ai fajtor.
Askush nuk e besonte këtë në opinionin publik. As unë, sikur të mos ma tregonte njeriu që sa kishte dalë nga ajo zyrë.
Dhe nuk e kisha shumë gabim. Pas dy ditësh Neritani ishte zjarr kundër marrëveshjes që sapo kishte arritur vetë në fshehtësi.
Ndaj këto lajmet e mira për bashkëpunimin politik në Shqipëri nuk duhen bërë publike, se këta politikanët tanë i “ha me sy” ndonjë plak dhe nuk durojnë gjatë.
??
Neritan Ceka ka dy ane – gjithmone ka menduar e vepruar per te miren e tij personale dh protagonizem morbid. Ketu nuk eshte shume i ndryshem nga Bisha. Madje edhe perplasja e tyre ka qene pikerisht se ne shume aspekte jane te ngjashem per ne ambiciet per karriere. Ceka ndoshta nuk do te shkonte deri ne vrasje apo ne kufijte e luftes civile si ne 1997.
Se dyti ka vepruar si nje agjent par excellence i huaj – ndonjehere pozitivisht si ne rastin e ndalimit te turmes drejt bllokut ne 1991, por kryesisht ne kundershtim me interesat e vendit dhe shumices, sic eshte duke bere ne keto dy vitet e fundit.
Edhe ketu eshte shume i ngjashem me Bishen.
Po te shohesh , pothuaj pjesa me e madhe e atyre qe perfituan nga revolta popullore e nisur prej studenteve jane persona te privilegjuar nga sistemi i meparshem, qe me te gjitha gjasat kane qene agjent qofte te Sigurimit te shtetit dhe te agjenturave te huaja, qe me pas kane dale deri diku nga kontrolli i ketyre agjenturave – por ne thelb kane qene e jane kunder Shqiperise dhe shqiptareve.
Uroj shume qe historianet ne nje te ardhme te afert te flasin me fakte per keta personazhe te dyshimta te politikes shqiptare. Ndoshta keto mund te jene thjesht teori konspirative pa asnje baz por nese do te ishte keshtu do tregonte se cfare mund ti bejne vendit te tyre njerez te zinj e me personalitet te semure (paranojak, narcistik, antisocial etj..) si Ceka dhe padyshim Bisha e Zeze. Jane shume te ngjshem por me ndryshime te ngjyres dhe shpirtit te zi qe ndoshta ka te beje thjesht me influencat e kultures familjare.
Mero Baze te lutem boto komentet! Nuk jam dakord me ju per Neritan Ceken qe eshte i paimagjinueshem! Dihet ka qene dhe eshte vasal i Saliut! Nuk e kuptoj se si intelektualet shqiptare u bene servile te Berishes. Berisha ka mbetur fshatar ne te folur,menduar,vepruar, ne te ngrene etj etj. Si ka mundesi qe keta intelektuale erudite sic thote Z. Baze u bene medioker Saliniane? Ka arsye? Sigurisht! Donin te shfrytezonin Saliun per karieren e tyre dhe u bene sherbetore te tij! Pa fjale qe Saliu eshte erudit por ka ngelur me mentalitetin e Vicidolit akoma! Vazhdon te ece si neper shtigjet e dhive te Vicidolit! E keqja eshte se shumica me mentalitet osmanlli i eshte ngjitur Saliut qe sic e dime eshte spiun,midis shume te tjerave.
Sali Berisha eshte qenia njerëzore me e keqe qe ka ekzistuar në historinë e trojeve shqiptare, kush nuk e kupton o eshte naiv ose budalla.
Rama ben mire qe po ndjek kohen e harxhimit me mbledhje te panevojshme mbi 2 personalitete qe skane asgje ne dore. Jep imazh unifikues. Por kjo per popullaten ne kete faze, spi uje. Rrealiteti eshte komplet ndryshe ne terren. Ekonomia do pesoj nje tkurrje sepse varemi nga turizmi. Keshtu e ndertuan sistemin ish qeverrit dembele. Qeverria duhet te kuptoj qe pa punuar fasonet, fermeret, blegtoria, ndertimi vera do jete me ”e nxehte” nga ajo normalja. Teste per fasonet, teste per ndertimin, portin, shoferat e tonelaxhit te rende dhe gjithe grupeve esenciale te ekonomise. Eshte imperative qe bujqesia duhet ngritur ne kembe. Peshkimi. Blij anije peshkimi. Midhjet te kontrollohen ne menyre serioze per ruajtjen dhe eksportimin e saj.. Hap tregun me Serbine, Rusine dhe vendet e Veriut. Kane kerkesa. Pse po hidhet prodhimi nga fshataret. Duhet te adaptoeni ne kushte te reja te tregut.. Boll ndenjem 30 vjet emigracjon. Mbyll kafet dhe coji te rinjte nga tavolinat te shkojne ne pune.. Mos e beni tregun central vetem ne qytet.. 600 euro ndertus. 600 euro kush punon ne fshat.. Shtrenjto duhanin, kafen, alkolin… Gjej tregun sepse kush nga shtetet behet pasiv ne ekonomi ne keto kohe, sngre koke.. Takohuni me fermeret qe te dine cfare te mbjellin.. Cfare kerkohet nga konsumi.. Shkaterroi pagat minimale ne fasone dhe shtrydhi pronaret qe po I skllaverojne me 300 euro ne muaj duke pasur vila te dyta e te treta. Hap konkuruesin tjeter.. Ato ofertat skandaloze e ndertimit hidhi ne kosh plerave dhe ndihmo dike tjeter qe jane te uritur per te hapur biznez. Shkaterro monopolin.. Ngreju taksat neqoftese fillojn dhe te rrine ne dhjamin qe kane thithur me perpara.. Rama, jemi te majte.. We get things done for the benefit of our people.. Rama, nuk mund ti nenshtrohesh nje ekonomie te tkurrurr.. Sa ke filluar mandatin pas kesaj ependemie.. ZGJOHU !!!
Hahahahaha prit prit se do i bei te gjitha oro hahahahaha sa naiv qe paskeni qene bo bo bo bo.Po valixhet e likes lulit berishes me ca lekesh do i mbushi po nuk grabiti
O Mero! Po ç’ta ka qendisur ashtu mendjen ajo toke ku u ngrite ne kembe ne fillim? Jo se s’eshte e vertete ajo qe thua, katerciperisht eshte e vertete, por me kete i nxierr edhe erudit edhe bandit qe perseri ashtu jane. E ke parsysh Neritanin ca kohe para epokes se corones? Shante e nemte si ato grate e felliqura qe jane bere shoshe rrugeve, pa lere se Saliu eshte tjeter brume: brume haleje. Te faleminderit Mero per ate qendisje qe nuk e di sa do ta lexojne nentekstin, por njerezit ndiejne kenaqesine e interetimit.
O Mero! Po ç’ta ka qendisur ashtu mendjen ajo toke ku u ngrite ne kembe ne fillim? Jo se s’eshte e vertete ajo qe thua, katerciperisht eshte e vertete, por me kete i nxierr edhe erudit edhe bandit qe perseri ashtu jane. E ke parsysh Neritanin ca kohe para epokes se corones? Shante e nemte si ato grate e felliqura qe jane bere shoshe rrugeve, pa lere se Saliu eshte tjeter brume: brume haleje. Te faleminderit Mero per ate qendisje qe nuk e di sa do ta lexojne nentekstin, por njerezit ndiejne kenaqesine e interpretimit.
E cfare pastaj ? Njeriu ka nevoje per te verteta dhe pralla (Kadare) mos e be kaq te gjate Dihet si do rjedhin gjerat
Qesharake! Vetem kaq jane. Qesharake.
Drejt z.Baze! Duket se cdo gje eshte kokeposhte dhe ne nje tjeter realitiet.ps.Mbas bllokimit te editorialit me Baton dhe veshterisise per te procesuar ne mendje ate ,do lexohet gjithe editorially tuaj me pelqejne apo jo.Flm per shkrimin!
Drejt z.Baze! Duket se cdo gje eshte kokeposhte dhe ne nje tjeter realitiet.ps.Mbas bllokimit te editorialit me “Baton““dhe veshterisise per te procesuar ne mendje ate ,do lexoj te gjitha editorialiat tuaj me pelqejne apo jo.Flm per shkrimin!
Bukur.
Rama duhet te kuptoj se si po vijne punet kesaj bote nuk i nevoiten njerez me te mire, dmth Rama eshte me mire se keta qe ishin deri dje ( deri para 6 vitesh). Jo, kesaj bote i duhen njerez te rinje me tiparet e sotme te zhvillimit, pa te kaluar tee erret politike!
Mendo ca sikleti eshte kur degjon se duhet votosh me te mirin! Si mundet te votoj Lulin, Salianjin, kaperdistjen e nje fare tipi nga fieri qe te can bythen se eshte nip i njefare gjyshi mut muti ballist, te nje tjeteri, Taulant me pergjigje alla soj si: ato male rripa rripa. Dhe te thone se duhet votuar Rama se eshte me i mire! S’ mundesh! Shqiperise por edhe botes i duhen njerez te rinje. Bota dihet te rilind. Pra te kemi Ev dhe Adam te Ri te kohes sone!
Ne socialistet bashkepunimin politik e kerkojme kur kemi vete pushtetin, se kur jemi ne opozite…aha, puthu me Meron (me falni, me Milon)!
NE 97ten MEROUA NGRINTE NE QIELL SALIUN SI TE ISHTE SKENDERBEU,EDHE PSE NJEREZIT VRITESHIN CDO DITE.APO HARUAT?TE NJEJTEN GJE BEN TANI ME RAMEN.NJERI PA SHTYLLE KURRIZORE,SERVIL I PESHTIRE.
Dhe nje takim tjeter me fryme bashkepunimi dhe pastaj shume Anal-liste qe ushqehen me konflikt politik si mizat me mut do pesojne infarkt.
Mero, na cave bythen me politike. Se rrun kush per parliamentin. Jep te dhenat e dites per koronavirusin.
Neritan mallkimi nje bythlepires i Sali kriminelit.
E cfare pastaj ? Njeriu ka nevoje per te verteta dhe pralla (Kadare) mos e be kaq te gjate Dihet si do rjedhin gjerat
Një fjalë e urtë thot “vezët dhe betimet thyhen shpejt “.Betimet si pamë tash 30 vjet nga kjo klasë politike hajdute ,si do ti shohim tani me ilir floririn president dhe Lulëzim Bashën ,kur e pyet edhe për orën ai të gënjen ,veçse na ngelet të lavdëroim vullnetin e mir ,si bëri Ambasadorja Yuuri Kim,kur tha është kënaqësi ti shohësh të tre bashkë,si ajo qeveria e përbashkët e çadrës Lulit,që vetëm shtoi hajdutrinë..
Mero
Je brilant.
Shkrim i goditur.
Une mendoj qe te kaloje kjo gjendje , pa u konfrontuar ne TV e pastaj kush te jete me i votuar.
Nuk shtyhet me .
Hall nga COVID-19, hall nga thirrjet e politikes.
Na lini rehat nje here.
Shqiptaret Jane plackaxhinjte e Botes.Ata bejne cdo gje vetem pr te per fituar ate qe kane ne mendje .Kjo simptome e varferise eshte brenda DNA se tyre,eshte karakteristka dalluese e tyre qe edhe kur pasurohen nuk shkeputen dot nga kjo rutine …Duhet ndryshuar katerciperisht koncepti i miqesive apo cfare do bejne te tjeret per Shqiperine.ASNJE vend ,ASNJEHERE nuk do beje ASGJE per nje vend tjeter pervecseBISNES.Cdokush punon per vete nuk eshte BISNESI I tij te merret me prob.e nje vendi tjeter .Z.Baze e di me mire se kushdo mbasi edhe te doje apo kuptoj te verteten ,bisnesi I tij nuk e lejon te dal jashte rethit te fitimit.Beni shtetin tuaj mos fantazoni ne miqsira imaginare.Vendet e tjera bejne politike largpamese duke e hedhur grepin akoma shekuj me pare qe tju dale perpara perfitimi.Me falni z.Baze qe nuk ju permbajta temes se shkrimit tuaj ,por vite me radhe shpenzohet energji ne Ere,dhe uji i ndenjur qe quhet Shqiperi nuk leviz pikerisht koke e kembe i shtrire brenda trupit te Europe’s….