DETAJET/ Rama: Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit, ja sa do kushtojë bileta e avionit dhe hoteli për 14 ditë

16 Prill 2020, 10:07Politika TEMA

Kryeministri Rama bën me dije se sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Në një shënim në facebook Rama gjithashtu ka dhënë detaje se sa do të kushtojë bileta si dhe akomodimi 14-ditor në hotel i personave që do të vetë karantinoren.

“Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standartet anticovid19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.

Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falenderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë.

#njëAtdhe ?? #njëFamilje

*çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht”- shkruan Rama. (TemA)

1 komente në “DETAJET/ Rama: Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit, ja sa do kushtojë bileta e avionit dhe hoteli për 14 ditë”

  1. Realistio says:

    Pothuajse 200 € duhet te paguajne shqiptaret qe kane mbetur rrugeve shtetit te tyre, per nje detyre kushtetuese te shtetit… Me mire kerkoni azil ne ato vende ku keni ngecur o njerez se ky shtet nuk ju del per krah…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje