Italia nuk akoma nuk gjen paqe: 525 të vdekur në 24 orët e fundit, 3,786 infektime të reja

16 Prill 2020, 18:33Shëndeti TEMA
Italia nuk akoma nuk gjen paqe: 525 të vdekur në 24 orët e

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 525 persona të cilët humbën jetën në betejë me koronavirusin, pjesa më e madhe në terapi intensive dhe intubim.

Një ditë më parë ishin regjistruar 578 të vdekur kurse në ditën pararendëse (14 prill), ishin 602. Aktualisht ka arritur në 22.170 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura.

Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi edhe 3.786 të infektuar të tjerë me Covid-19.

Të dhënat bëhen publike nga komunikata që Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali i shpërndau medias, pak minuta para daljes së përditshme në konferencë për shtyp në orën 18:00.

Një ditë më parë ishin 2.667 njerëz të infektuar, kurse në ditën pararendëse, pak më shumë, 2.972. Numri total tani ka arritur në 168,941 njerëz të infektuar.

Në 24 orët e fundit u arrit të shërohen 2.072 të prekur, kurse një ditë më parë ishin 962 dhe ditën pararendëse 1.695 vetë. Aktualisht ka shkuar në 40.164 numri i të shëruarve.

2 komente në “Italia nuk akoma nuk gjen paqe: 525 të vdekur në 24 orët e fundit, 3,786 infektime të reja”

  1. baftjari says:

    Italia nuk akoma se cfar do te thote nuk ekuptoj

  2. shijakasi says:

    O ju shkruani , nuk akoma .me jepni nje spjegim ju lutem , cfar do te thote kjo fjali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje