"Shkrihen" akujt me Ramën, Meta publikon foton e Cakajt dhe falenderon Hungarinë: Mirënjohje aleates së përhershme të shqiptarëve për solidaritetin dhe ndihmën bujare

17 Prill 2020, 14:32Sociale TEMA
"Shkrihen" akujt me Ramën, Meta publikon foton e Cakajt dhe

Edhe pse Presidenti Meta nuk e dekretoi si Ministër të Jashtëm, sot ka publikuar foton e Ministrit në detyrë Gent Cakaj në takimin me homologun hungarez Szijjártó.

Meta refuzoi ta dekretonte Cakajn, duke “detyruar” Ramën që atë post ta mbante vetëm, duke e vendosur Cakajn si Ministër në detyrë.

Meta ka falenderuar Hungarinë për dërgimin e 100 mijë maskave dhe 5 mijë veshjeve mbrojtëse mjekësore për Shqipërinë.

Presidenti i shprehu mirënjohje Hungarisë dhe e cilësoi si një aleate të përherëshme të shqiptarëve.

“Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve, për solidaritetin dhe ndihmën bujare konkrete që i dha sot vendit tonë në mbështetje të luftës kundër COVID-19, duke na dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore.

Falenderoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z.Péter Szijjártó që shprehu sot nga Tirana vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht kundër pandemisë, kësaj të keqeje të përbashkët”, shkruan Meta në statusin e tij.

1 komente në ““Shkrihen” akujt me Ramën, Meta publikon foton e Cakajt dhe falenderon Hungarinë: Mirënjohje aleates së përhershme të shqiptarëve për solidaritetin dhe ndihmën bujare”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ore ta pyesi njehere ai Cakaj cfare I duhet Hungarise ta prodhoje Shqiperia..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje