Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, se sot kanë fituar betejën me COVID-19 edhe një mjek e dy infermiere në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu njofton se shkon në 39 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19
Mesazhi i Manastirliut:
#LajmIMirë
1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit
Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19
Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19
#FORCA
Ju lumte qe beni nji pune shume te lavderushme
e nderuara z.Ministre e Shendetesise
meriton cdo rrespekt .
flm per perkushtimin tuaj .
Je Ministrja me e mire qe kemi pasur ndonjehere ne bluzat e bardha.Perqafime nga Mjeket dhe infermieret e Spitalit Vlore.Je tamem luleshtrydhe