“Futbolli jo më i njëjtë, Mbappe nga 200 mln euro s’do të kushtojë më shumë se 35-40 mln”

19 Prill 2020, 09:40Sport TEMA

“Nesër, pas krizës së koronavirusit, nuk do të vlejë më shumë se 35 ose 40 milionë euro nga 200 milionë që vlente vetëm pak kohë më parë. Dhe kush do të mund ta blejë atë? Kjo krizë do të pastrojë irracionalitetin e sporteve profesionale”.

Kështu është shprehur eurodeputeti Daniel Cohn-Bendit teksa ka komentuar të ardhmen e futbollit pas krizës së koronavirusit.

Tashmë të gjithë janë përqendruar te data kur do të rikthehen kampionatet më të rëndësishme në Evropë e jo vetëm, por për eurodeputetin, futbolli do të riorganizohet.

“Është sikur të ketë ndodhur një sulm bërthamor dhe duhet të rindërtohet, por me baza të tjera. Do të jetë një riorganizim që do të prekë jo vetëm për pagat e lojtarëve, por edhe përfitimet për të drejtën e imazhit dhe reklamimit. Ne kemi për të shembur sistemin e menaxherëve, të atyre që bëjnë biznes të tepruar në futboll.

Unë nuk mendoj se lojtarët e futbollit do të luajnë më keq nëse do të paguhen më pak. Në të ardhmen, në kontratat televizive të futbollit, do të duhet të përcaktohet që një përqindje shkon për sportin olimpik dhe një tjetër në sportin amator, për shembull”, është shprehur Daniel Cohn-Bendit.

2 komente në ““Futbolli jo më i njëjtë, Mbappe nga 200 mln euro s’do të kushtojë më shumë se 35-40 mln””

  1. Meri says:

    D.C.Bendit ish Euro deputet (2014-19)nuk eshte me!Tani eshte ne pension dhe bene deklarata te tilla per Mbappen!

  2. Olimpia says:

    Jo vetem futbolli….Gjithcka duhet te ndryshojne ne menyre radikale,Jo me dhune por me nje marreveshje te gjere shoqerore,te imponuar me voten e qindramilioneve.Nuk duhet te kete me diferencime te cmendura ne te ardhurat midis njerezve.Te vendoset kufij te aresyeshem ku diferenca nuk mund te kaloje 5 fishin.Nderkohe per rregullimin e fitimeve nga biznesi ka dy rruge…Kush nuk investon por perdor fitimet thjeshte per vehten,te taksohet deri ne menyre progresive gjeometrike deri ne 90 perqind te fitimeve.Ne se nje futbollist fiton 10 milione euro ne vit,tite taksohet minimi 70 ,%,ne se fitimet i perdor thjeshte ne menyre vetiake.Ne se investon ,taksa te perputhet me sasine e investimit.Po keshtu,kush investonon fitimet per zgjerim aktiviteti dhe punesimi te taksohet shume here me pak.Si rrjedhoje shtetet do te jene mundesi me te medha financiare per zvogelimin e pabarazise se cmendur ne te ardhurat,,per rritjen e kujdesit shendetesor,per strehimin,arsimin,shkencen,mjedisin,per zhvillimit e rajoneve apo vendeve te varfera .Natyrisht nuk eshte e lehte te bindesh miliarderet qe jetojne ne luks prrallor te ndryshojne sjellje.Por pressioni dhe vota e qindramilioneshe do ti detyrojne ata tu binden rregulla e te reja.Bota nuk mund te shkoje perpara ne epoken e revolucionit te 4 te industrial me ligjet mesjetare ,ne thelb akoma ne fuqi…Tashme Jo mbi bazen e tutujve por te pasurise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje