“Lehtësimi i masave të izolimit nuk do të thotë fundi i pandemisë”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e zakonshme për përditësimet e koronavirusit.
Ai theksoi se të gjitha vendet e prekura duhet të sigurohen që të jenë në gjendje të identifikojnë, testojnë, izolojnë dhe kurojnë çdo rast të koronavirusit Covid-19 edhe në vijim.
Paralajmërimi i OBSH-së tregon se beteja e koronavirusit do të vazhdojë më gjatë se sa mendohet.