Skandali i lobimit me kompaninë e Manduros, "meket" Basha: SHBA na ndihmon për të luftuar krimin e korrupsionin

21 Prill 2020, 22:45Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha i përgjegjet numrit 2 të PS, Taulant Balla, për kontratën e lobimit të denoncuar sot nga ky i fundit ku pretendonte se PD po paguante në SHBA 60 mijë dollarë për të nxirë imazhin evendit.

Por Basha në një intervistë për Eni Vasilin, është shprehur se kontrata ekziston prej dy vitesh dhe është publikuar vetë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas Bashës, “përmes kësaj kontrate që përsëritet periodikisht, Amerika ndihmon Shqipërinë në luftën krimit dhe korrupsionin”.

“E para e punës nuk bëhet fjalë për asgjë të re. PD ka një kontratë prej 2 vitesh. Është kontratë për të marrë ndihmën e autoriteve amerikane për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Pra kjo është një kontratë transparente që rinovohet periodikisht.

Por pse e publikuan sot? Pse u kujtua sot Taulant Balla të nxjerr një deklaratë që publikohet nga vetë DASH? Pse sot? Se sot është denoncuar testi për kitet.

Po sot është denoncuar një kontratë sekrete prej 700 mijë dollarë që PS e përdor për lobim kundër PD.

Kjo kontratë ka për qëllim ndihmën e amerikanëve për të ndihmuar Shqipërinë për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, u shpreh Lulizm Basha.

6 komente në “Skandali i lobimit me kompaninë e Manduros, “meket” Basha: SHBA na ndihmon për të luftuar krimin e korrupsionin”

  1. Haberi says:

    PS ka deklaruar te dhenat e dekumentuara me vule e firme,po ti ku i ke te decumentuara te dhenat 700 000 € qe ben gam gam.

    1. u dhime duke qare says:

      Partia Demokradhike ka marre FUND!!!

  2. Plaku says:

    E mor Lylzim,jo vetem qe genjen sa i derr….ku e ke ate dokument qe PS _ja pagon 700 mije $ ……je bo si llaxore o qyp ????

  3. emigranti says:

    ka te drejte basha sepse aty eshte shqiperi nuk ka spak gjykata prokurori

  4. kasemi says:

    E degjona bashen dhe sigurisht qe flet ne hava. Se pari kontrata nuk eshte transparente nga pd, ate e beri transparente amerika, si heren e pare, se dyti nuk ka asnje transparence ku merren parate (sigurisht jane te vjedhura), se treti ato para do te perdoren, si gjithmone vetem per te nxire shqiperine e jo per luften kunder korruprisonit, etj. Nqs pd ka para (sigurisht qe ka pasi nuk ka lenbe gje pa vjedhur, qe nga privatizimet pa asnje kriter te prones shteterore, te mos harrojme 4 HEC qe u privatizuan, ku shkuan leket?) ato duhet te jepeshin per luften kubder virusit e ti jepen nje firme amerikane per te luftua shqiperine. Po prokurori i pergjithshem ku eshte, apo po ngroh vezet???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje