Doni të mposhtni vetminë gjatë karantinës? Ja shteti që këshillon qytetarët të përqafojnë... pemët

22 Prill 2020, 10:28Lifestyle TEMA

Islanda ka një sugjerim shumë të shëndetshëm për qytetarët që dëshirojnë kontakt fizik në epokën e distancës sociale: Gjeni pemën më të afërt dhe jepini asaj një përqafim.

Siç raporton Lonely Planet, Shërbimi Islandez i Pyjeve (IFS) thotë se të kalosh të paktën pesë minuta në ditë duke përqafuar ‘fqinjët tuaj’ halorë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mposhtur vetminë në karantinë. Shtigjet nëpër dëborë në Islandën Lindore janë lëruar për t’u dhënë kështu banorëve qasje më të lehtë tek pemët  si dhe janë zgjeruar në mënyrë të tillë që shëtitësit të mund të dalin jashtë duke mbajtur distancën e tyre. IFS madje azhurnoi faqen e saj të internetit me fotografi të njerëzve që përqafojnë pemë të të gjitha formave dhe madhësive.

Përqafimi i pemëve, sipas menaxherit të pyjeve të Islandës Lindore, Þor Þorfinnsson, prodhon ndjenjën e relaksimit dhe ju përgatit që të merrni përsipër çfarëdo sfide t’iu dalë përpara. “Kur përqafoni një pemë, e ndjeni së pari në gishtërinjtë tuaj më pas lart në këmbët tuaja e deri në gjoks dhe së fundmi në kokën tuaj“, thotë Þorfinnsson.

Vec anës disi të pazakontë dhe ndoshta qesharake të këtij sugjerimi, ekspozimi ndaj pemëve është treguar se promovon shëndetin e mirë. Pemët pastrojnë ajrin e ndotësve dhe zvogëlojnë stresin te njerëzit që jetojnë pranë tyre. Ju nuk do të duhet të mbështillni krahët rreth një peme për të korrur ato përfitime, por nëse nuk keni njeri tjetër për të përqafuar, atëherë ky veprim nuk do t’iu dëmtonte aspak përkundrazi.

Pyjet kombëtare të Islandës kanë mbetur të hapura gjatë krizës COVID-19, por nuk është kështu për shumë hapësira të gjelbërta në SHBA dhe vende të tjera të botës. (mentalfloss)

1 komente në “Doni të mposhtni vetminë gjatë karantinës? Ja shteti që këshillon qytetarët të përqafojnë… pemët”

  1. ide e kendeshme me pas edhe fruta
    e perqafon ,mbyll syt nji cast
    e enderron te jen pjek edhe qershizat ah …
    frutat e stines qe lajmerojn Pranveren ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje