VIDEO/ Qeni ndërhyn në intervistën televizive, “trembet” Arben Gjata

22 Prill 2020, 09:01Lifestyle TEMA

Intervistat nga shtëpia nuk janë edhe aq komode sa duken nga ekrani. E në shumë raste ato reflektohen edhe në transmetim.

Përgjatë ditëve të fundit çdo ditë e më shumë specialistë të fushave të ndryshme janë detyruar kryejnë intervista nga shtëpia përmes “Skype” në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për distancimin social për të shmangur rrezikun e përhapjes së Covid-19.

Ditën e djeshme në studion e emisionit”Provokacja” nga Mustafa Nano ishte i ftuar rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata i cili në një lidhje “Skype” nga shtëpia e tij foli për situatën e Covid-19.

Por bashkë me të, nga shtëpia e Gjatës dëgjohej edhe qeni i tij. Moderatori i emisionit Mustafa Nano shkëmbeu edhe një batutë me Gjatën lidhur me këtë situatë të krijuar në transmetim.

Nano: Doktori ka qenin në shtëpi dhe.. Tani është i qetësuar qeni?

Gjata: Po po (qesh).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje