FOTOT/ Historia e pabesueshme e “Don Zhuanit” të Hollivudit: Nga lidhjet me aktoret e famshme, tek sëmundja dhe shpëtimi nga Zoti

21 Prill 2020, 11:22Lifestyle TEMA
FOTOT/ Historia e pabesueshme e “Don Zhuanit” të Hollivudit:

Val Kilmer është një nga aktorët më të famshëm në botë.

Por, edhe më simpatiku.

Tashmë ai është 60 vjeç dhe ka vendosur të ndajë sekretet e jetës së tij, me anë të një libri autobiografik.

Kilmer është i famshëm për lidhjet e tij me femrat e njohura.

Kur ishte vetëm 21 vjeç, ai u lidh me këngëtaren e njohur Cher, e cila ishte më shumë se 10 vjet më e madhe se ai.

Ata kaluan një periudhë të shkurtër pasionante, për t’u ndarë më pas.

Kilmer më pas u lidh me Carly Simon, lidhje që nuk zgjati shumë, dhe më pas u martua me aktoren Joanne Ëhalley.

Ata i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, por kjo nuk zgjati shumë, për shkak të profesionit të tyre.

Por, marrëdhënie e tyre përfundoi me lindjen e dy fëmijëve.

Kilmer pati një marrëdhenie edhe me aktoren e famshme Michelle Pfeiffer, u përfol për një aferë me Jackie Kennedy, u lidh me supermodelen Cindy Craëford, madje në vitin 2004 pati një romancë edhe me Angelina Jolie.

Por, në librin e tij, ai thotë se lidhja që i shkaktoi më shumë dhimbje dhe që e deshi shumë, ishte ajo me aktoren Daryl Hannah.

Ai tha se për gjysëm viti ka qarë çdo ditë për të dhe vazhdon ta dashurojë ende e kësaj dite.

Në vitin 2015, Kilmer humbi të gjitha pasuritë e tij, për shkak të një investimi të gabuar, dhe sit ë mos mjaftonte kjo, u prek nga një tumor fyt.

Tumori ishte në gradë të avancuar dhe mund t’i merrte jetën.

Pa para, ai u ndihmua të shtrohej në spital për dy muaj nga ish-e dashura e tij Cher, që pagoi shpenzimet dhe arriti të shërohej mrekullisht.

Ai thotë se e gjitha kjo ndodhi vetëm falë Zotit, jo mjekëve, duke qenë se është një besimtar i devotshëm dhe beson shumë në Zot.

Vetë mjekët e pranojnë që shërimi i tij ishte një mrekulli jo njerëzore.

Tashmë ai mezi flet, për shkak të sëmundjes që kaloi dhe thotë se përpiqet të dëgjojë dhe të lutet shumë.

(TemA)

 

5 komente në “FOTOT/ Historia e pabesueshme e “Don Zhuanit” të Hollivudit: Nga lidhjet me aktoret e famshme, tek sëmundja dhe shpëtimi nga Zoti”

  1. mua s’me dukezt oj surrat Don Zhuani ky .
    Apo nen ate Mjergull Droge ne Hollivud s’shef dot robi mir nga syte ?

    1. Endri says:

      Hahahaha e fort kjo.

  2. mua s’me duket noj Typ Don Zhuani ky .
    Apo nen ate Mjergull Droge ne Hollivud s’shef dot robi mir nga syte ?

  3. Kritiku says:

    Kur shpeton eshte nga zoti, kur vdes eshte nga mjeket….. harram sherbimi mjekesor qe ke marre nqs e ke thene vertete kete.

  4. Jo says:

    Tumoret në fyt zakonisht janë pasojë e seksit oral. Me tërë këti femra që ka qënë ky nuk është ndonjë çudi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje