FOTOT/ Habia: Koronavirusi u nxin lëkurën dy mjekëve kinezë të infektuar

21 Prill 2020, 09:13Lifestyle TEMA
FOTOT/ Habia: Koronavirusi u nxin lëkurën dy mjekëve kinezë

Dy mjekë kinezë, që u shtruan në gjendje të rëndë që në muajin janar për shkak të Covid-19 mbetën të habitur me ngjyrën që u kishte marrë lëkura pasi u përmendën në fillim të prillit.

Doktorët Yi Fan dhe Hu Ueifeng, që të dy 42 vjeç u infektuan me koronavirusin e në spitalin shtetëror të Uhanit, teksa trajtonin pacientët. Në fillim të shkurtit, gjendja e tyre u rëndua dhe ata u shtruan vetë në gjendje të rëndë në spital.

Ngjyra jonormale e lëkurës së tyre, sipas mjekëve që u kujdesën gjatë periudhës së gjatë të terapisë intensive të tyre është shkaktuar nga dëmtimi i mëlçisë nga koronavirusi i ri.

Yi dhe Hu janë kolegë me mjekun Li Uenliang, i cili ishte i pari që denoncoi përmes videove të postuara në rrjetet sociale shpërthimin e epidemisë në Kinë. Për këtë ai u ndëshkuar, ndërkohë që pasi u infektua vetë me Covid-19, ndërroi jetë më 7 shkurt.

Të dy mjekët që i shpëtuan virusit kanë qëndruar në aparatura mbështetëse të jetës, të njohura si ECMO, të cilat janë pajisje që kryejnë procedurën e pompimit të oksigjenit në gjak kur ky proces nuk mund të kryhet nga mushkëritë dhe zemra. Yi qëndroi për 39 ditë në këtë pajisje, ndërsa Hu për 99 ditë.

11 komente në “FOTOT/ Habia: Koronavirusi u nxin lëkurën dy mjekëve kinezë të infektuar”

  1. SHQIPE-FREE says:

    Qe te Ndryshoj Ngjyra e Lekures nuk eshte vetem Melcia e zeze , qe eshte Organi qe bene Pastrimin e Gjakut ne Trupin e Njeriut,ne Rastin Konkret per Mjeket e Mesiperm munde te Mendohet, se Ndryshimi i Lekures eshte bere nga Terapite Kimike Eksperimentale qe jane bere ne Trupat e tyre, si dhe Virusi nuk eshte Thjeshte Virus, por eshte nje Lloje ARME NUKLEARE e nje Tipi te ri, qe sapo filloj Zbatimin dhe nuk Njohin Reaksjonet.NE TRUPIN E NJERIUT..lol

  2. DIO MIO
    ‘LONTANO DA DIAVOLO CINESE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Andi says:

      Mos kij merak se Italia eshte me syte nga Kina. Do te filloni dhe ju ne itali te hani pipistrelli.

  3. Tung says:

    As femjet nuk i genjen me keto montazhe. Qysh mer kurajon e vendos .
    Qofsh ti qe je.

  4. Rako says:

    Kjo eshte mese e vertete ne nje province tjeter te Kines dy persona me ngjyre pas koronavirusit u eshte transformuar lekura e bardhe!Ndaj kush deshiron te nderoje lekure te marre virusin dhe pamedyshje do te nderoje lekure!

  5. Adi says:

    Kjo nuk quhet lufte boterore por poshtersi boterore. Sipas shkencetareve virusi i Europes eshte i ndryshem nga ai i Kines, pasi ne te gjenden elemente te ngjashem me HIV, i cili shkaterron limfocitet.
    https://www.thailandmedical.news/news/covid-19-alert-new-study-shows-sars-cov-2-coronavirus-targets-and-destroys-t-cells,-similarly-as-what-hiv-does

  6. shqip says:

    Nuk mund të jetë e vërtetë. Ndryshe do kishte raste edhe gjetkë. Ka disa proçese trupi I njeriut që nuk mund të ndryshojnë perveçse me ndërhyrje kirurgjikale apo plastike. M Xhekson e ndryshoi lekuren. Por vetëm me plastike. Dhe kjo mund të ketë ndihmuar në përshpejtimin e vdekjes, sigurisht edhe nga drogerat, apo përdorimi i depresiveve në masë.

  7. doktori says:

    Ne gjuhen mjekesore kjo ngjyrosje blu e lekures quhet cianoze dhe shkaktohet nga ulja e nivelit te oksigjenit ne gjak.

  8. Juliani says:

    Duhet provuar tek monika ose meta, sepse keto te dy nderrojne lekure sa here t’ju jepet rasti.

  9. Kinezi says:

    O zot. Po i budalleps karantina njerzit. Lajm vetem per klikime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje