FOTOT: "Me shikim të parë", avokatja dhe bankieri bien në dashuri duke u parë nga ballkoni gjatë karantinës

20 Prill 2020, 12:04Lifestyle TEMA

Paola Agnelli, 39 vjeç dhe Michele D’Alpaos, 38 vjeç kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin në largësi, vetëm duke u parë nga ballkoni.

Për herë të parë ata panë njëri-tjetrin kur dolën në ballkonet e tyre për të dëgjuar një koncert të mbajtur poshtë pallatit gjatë karantinës.

Një ndër performuesit me violinë në këtë koncert ishte dhe motra e Paolës Lisa Agnelli. Paola u shpreh se ‘muzika ishte si shigjetë e hedhur nga Kupidi i dashurisë’ kur pa Michelen nga kati i gjashtë i banesës së saj, aty ku jeton me nënën dhe motrën e saj.

“Ishte dashuri me shikim të parë, sytë tanë thjesht u takuan me njëri-tjetrin. Atmosfera ishte aq romantike”, shprehet Paola.

Pasi e pa në ballkon Michele u interesua dhe gjeti emrin e Paolës nga motra e tij Sylvia e cila e njihte atë nga palestra.

Palola në profesionin e avokates shprehet: Dola në ballkon për të parë që Lisën po luante me violinë dhe pashë Michele duke qëndruar në ballkonin e kundërt, kuptova se ai ishte vëllai i mikes sime Sylvia dhe thashë me vete “sa i pamshëm”!

D’Alpaos gjeti llogarinë në Instagram të Paolës dhe dyshja filluan mesazhet deri në orën 3 të mëngjesit si ‘adoleshentë në dashuri’.

“Natën e parë që i shkruam njëri-tjetrit ndejtëm deri në orët e para të mëngjesit. Ne e kuptuam se ndajmë të njëjtat vlera dhe se ato do të ishin një bazë solide për një marrëdhënie, ne jemi të dy njerëz të vendosur, por edhe të sjellshëm dhe të ndjeshëm”, shprehet avokatja.

Për t’i shprehur dashurinë e tij, D’Alpaos vari një çarçaf të madh me emrin e Paolës në katin e sipërm të ndërtesës.

“Ai organizoi një surprizë të madhe duke shkruar emrin tim në një çarçafë dhe duke e varur në ballkon, më pëlqeu shumë. Michele di si ta përkëdhel shpirtin tim me fjalët e tij të ëmbla”, shprehet Paola.

Të dy janë të pamartuar dhe për vite me rradhë kanë jetuar përballe njeri-tjetrit, por asnjëherë nuk janë parë apo takuar.

Ata nuk janë takuar ende sepse po respektojnë distancimin shoqëror. Z. D’Alpaos është shprehur se dëshiron ta ‘mbrojë’ Paolën sepse është në kontakt me njerëzit që punon në bankë.

7 komente në “FOTOT: “Me shikim të parë”, avokatja dhe bankieri bien në dashuri duke u parë nga ballkoni gjatë karantinës”

  1. sa fat kan disa popuj lol ,
    dijne me pa si duhet ne amore .
    semplicemente …din me bo amore
    viva l’amore .
    knej nga ana tjeter e detit ,
    prit sa te dush ne ballkon ti , pfff…
    nuk shef mo asgje ?

  2. dhe Un ja kisha ber ate gje ,
    por ajo s ‘ma afroj ate shanc
    nuk doli fare n Ballkon ?
    eh,,,
    che pecato !

  3. Titi says:

    Vdiqet per dashuri italione, duhet ta dini se pepinot jane rrace kurvash, meshkujt me teper se femrat!

  4. Besa says:

    nuk ka dashuri me shikim të parë
    është psikopatike

    1. Mucho says:

      O – Nooooooooooo !

  5. Besa says:

    nuk ka dashuri me shikim të parë
    është psikopatike

  6. artiles says:

    Distancimi social per shkak te corones, po ben ate qe “si barsalet” tregonin per oficeret ee transferuar ne kohen e Dulles.
    Kur femra me koti e fshatit te duket e bukur, ka ardhur koha te shkosh ne shtepi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje