“Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë”, ambasada e BE mesazh në Ditën e Tokës: Do bashkohemi ne për të ndërmarrë luftën për shtëpinë tonë të përbashkët

22 Prill 2020, 09:59Sociale TEMA

Në ditën ndërkombëtare të Tokës, ambasada e Bashkimit Europian ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm, që vjen edhe në një kohë të vështirë kur vendi po përballet me COVID-19 dhe katastrofa që po rritet gradualisht me klimën tonë.

Në shënimin e ambasadës se bota nuk ishte e përgatitur për koronavirusin e ri, por kemi ende kohë për t’u përgatitur, në çdo pjesë të botës për krizën klimatike.

“Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë. Përkundrazi, na kujton se çfarë është në rrezik për planetin”, shkuhet ndër të tjera.

Mesazhi i ambasadës së BE:

#DitaeTokës2020 po shënohet nga dy kriza

Njëra është pandemia #COVID19. Tjetra është një katastrofë që po rritet gradualisht për #klimën tonë.

Ne mund t’i zgjidhim, do t’i zgjidhim dhe duhet t’i zgjidhim të dyja sfidat. Bota nuk ishte e përgatitur për #coronavirusin e ri. Por kemi ende kohë për t’u përgatitur – në çdo pjesë të botës – për #krizënklimatike.

Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë. Përkundrazi, na kujton se çfarë është në rrezik për #planetin.

Dhe ndonëse po na mban larg, ajo gjithashtu po na bashkon për të ndërmarrë luftën për shtëpinë tonë të përbashkët. Do të bashkoheni me ne?

1 komente në ““Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë”, ambasada e BE mesazh në Ditën e Tokës: Do bashkohemi ne për të ndërmarrë luftën për shtëpinë tonë të përbashkët”

  1. nuk don shumë mend says:

    EVROPA PO JEP SHPIRT
    DUKET EDHE NGA TITULLI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje