Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë ku 5 infermierë në Kukës dhe Fier kanë fituar betejën ndaj COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu theksoi se në total në 24 orët e fundit janë shëruar 29 persona.
“Edhe 5 infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga =COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit.
Janë 47 personel shëndetësor të =shëruar nga COVID-19.
Deri tani janë 385 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me =COVID-19 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh”, shkruan Manastirliu.