Ndërsa pandemia e koronavirusit ka përfshirë planetin, Suedia ka spikatur në mesin e demokracive perëndimore, duke ndjekur një bllokim “të shkallës së ulët”. Nëse kjo qasje flet për një forcë unike të shoqërisë suedeze, apo për gjykim të gabuar, kjo mund të përcaktohet duke krahasuar shkallën e COVID-19 të Suedisë, me atë të fqinjëve të saj
A ofron vendimi i Suedisë për të mos pranuar bllokimin kombëtar, një mënyrë të veçantë për të luftuar COVID-19, duke ruajtur një shoqëri të hapur? Përgjigja jo-ortodokse e Suedisë ndaj koronavirusit është shumë e mbështetur nga vetë suedezët dhe ka fituar lavdërime në disa vende të tjera. Por ajo gjithashtu ka kontribuar për një nga nivelet më të larta të vdekjeve nga COVID-19 në botë, duke e tejkaluar edhe atë të Shteteve të Bashkuara.
Në Stokholm, baret dhe restorantet janë të mbushura me njerëz që shijojnë diellin e pranverës, pas një dimri të gjatë dhe të errët. Shkollat dhe palestrat janë të hapura. Zyrtarët suedezë kanë ofruar këshilla shëndeti publik, por kanë vendosur pak sanksione. Asnjë udhëzim zyrtar nuk rekomandon që njerëzit të mbajnë maska.
Gjatë fazave të hershme të pandemisë, qeveria dhe shumica e komentuesve e përqafuan me krenari këtë “model suedez”, duke pretenduar se ai ishte ndërtuar mbi nivelet unike të “besimit” të suedezëve tek institucionet dhe tek njëri-tjetri. Kryeministri Stefan Löfven vuri në dukje disiplinën vetiake të suedezëve, dhe shtoi se pret që ata të veprojnë me përgjegjshmëri, pa kërkuar urdhëra nga autoritetet.
Sipas Anketës së Vlerave Botërore, suedezët kanë tendencë të shfaqin një kombinim unik të besimit në institucionet publike dhe individualizmit ekstrem. Siç e ka thënë sociologu Lars Trägårdh, çdo suedez mbart mbi shpatulla policin e vet.
Por le të mos e kthejmë rastësinë në faktor vendimtar. Qeveria nuk ka hartuar me vetëdije një model suedez për të përballuar pandeminë bazuar në besimin tek ndjenja e rrënjosur e popullatës, për përgjegjësinë qytetare. Përkundrazi, veprimet u formësuan nga burokratët dhe më pas u mbrojtën pas faktit, si një dëshmi e virtyteve suedeze.
Në praktikë, detyra thelbësore e menaxhimit të shpërthimit ra tek një njeri i vetëm: krye-epidemiologu Anders Tegnell në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Tegnell iu qas krizës me bindjet e tij të forta mbi virusin, duke besuar se nuk do të përhapej nga Kina, dhe më vonë, se do të ishte e mjaftueshme që të gjurmoheshin raste individuale, që vinin nga jashtë. Prandaj, mijëra familje suedeze që ktheheshin nga vendpushimet e skive në fund të shkurtit në Alpet Italiane, u këshilluan të ktheheshin në punë dhe shkollë, nëse nuk ishin dukshëm të sëmurë, edhe kur anëtarët e familjes ishin të infektuar. Tegnell argumentoi se nuk ka shenja të transmetimit komunitar në Suedi, dhe për këtë arsye nuk kishte nevojë për masa më të përgjithshme zbutjeje. Megjithë përvojën e Italisë, vendpushimet e skive suedeze mbetën të hapura për pushime dhe festa, për banorët e Stokholmit.
Midis reshtave, Tegnell la të kuptohet se shmangia e politikave drakoniane për të ndaluar përhapjen e virusit do t’i mundësonte Suedisë, që gradualisht të arrinte imunitetin e tufës. Kjo strategji, theksoi ai, do të ishte më e qëndrueshme për shoqërinë.
Përgjatë gjithë kohës, qeveria e Suedisë mbeti pasive. Kjo pasqyron pjesërisht një veçori unike të sistemit politik të vendit: një ndarje e fortë e pushteteve midis ministrive të qeverisë qendrore dhe agjencive të pavarura. Dhe, në “mjegullën e luftës”, ishte gjithashtu e volitshme për Löfven që t’ia linte përgjegjësinë agjencisë së Tegnell. Vetëbesimi i dukshëm i agjencisë në atë që po bënte, i dha mundësi qeverisë të hiqte nga vetja përgjegjësinë gjatë javëve të pasigurisë. Për më tepër, Löfven me gjasë donte të demonstronte se kishte besim në “shkencë dhe fakte”, duke mos i sfiduar ekspertët e tij, si Presidenti i SHBA Donald Trump.
Sidoqoftë, duhet të theksohet se zgjedhja e politikës së kryer-epidemiologut është kritikuar ashpër nga ekspertë të pavarur në Suedi. Rreth 22 nga profesorët më të shquar të vendit në fushën e sëmundjeve infektive dhe epidemiologjisë, botuan një koment në “Dagens Nyheter”, duke i bërë thirrje Tegnell të hiqte dorë dhe duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërmerrte një tjetër kurd.
Deri në mes të marsit, dhe me përhapjen e gjerë në komunitet, Löfven u detyrua të merrte një rol më aktiv. Që atëherë, qeveria ka luajtur “tërhiq dhe lësho”. Nga 29 marsi, ajo ndaloi tubimet publike të më shumë se 50 njerëzve, nga 500 që ishte më herët, dhe shtoi sanksione për mos zbatimin e masave. Pastaj, nga 1 Prilli, ajo ndaloi vizitat në azilet e të moshuarve, pasi u bë e qartë se virusi kishte goditur rreth gjysmën e ambienteve për të moshuarit në Stokholm.
Qasja e Suedisë doli të jetë e gabuar për të paktën tre arsye. Sado të virtytshëm që mund të jenë suedezët, gjithmonë do të ketë “kalorës të lirë” në çdo shoqëri, dhe kur bëhet fjalë për një sëmundje tejet ngjitëse, nuk duhet shumë për të shkaktuar një dëm të madh. E dyta, autoritetet suedeze vetëm gradualisht u vetëdijësuan për mundësinë e transmetimit asimptomatik, dhe se individët e infektuar janë më ngjitës, përpara se të fillojnë të shfaqin simptoma. Dhe, e treta, përbërja e popullatës suedeze ka ndryshuar.
Pas disa vitesh me nivele të larta imigrimi nga Afrika dhe Lindja e Mesme, 25% e popullsisë së Suedisë – 2.6 milion njerëz, nga një popullsi totale prej 10.2 milion – është me origjinë jo-suedeze. Përqindja është edhe më e lartë në rajonin e Stokholmit. Imigrantët nga Somalia, Iraku, Siria dhe Afganistani janë shumë të përfaqësuar në mesin e viktimave nga të COVID-19. Kjo i është atribuar pjesërisht mungesës së informacionit në gjuhët e imigrantëve. Por një faktor më i rëndësishëm duket se është dendësia e banesave në disa periferi të banuara nga emigrantët, që përforcohet nga afërsia më e ngushtë fizike midis brezave.
Eshtë shumë shpejt për një vlerësim të plotë të efekteve të “modelit Suedez”. Shkalla e vdekjeve nga COVID-19 është nëntë herë më e lartë se në Finlandë, gati pesë herë më e lartë se në Norvegji, dhe më shumë se dy herë më e lartë se në Danimarkë. Në një farë mase, numrat mund të pasqyrojnë popullsinë shumë më të madhe të imigrantëve të Suedisë, por pabarazitë e dukshme me fqinjët Nordikë janë sidoqoftë të habitshme. Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda vendosën të gjitha imponuan të ashpra bllokimi që në fillim, me një udhëheqje politike të fortë, dhe shumë aktive.
Tani që COVID-19 po bën kërdinë nëpër azile pleqsh dhe komunitete të tjera, qeverisë suedeze i është dashur të shkelë pedalin e frenave. Të tjerët që mund të joshen nga “modeli Suedez”, duhet të kuptojnë se një tipar përcaktues i tij është një numër më i lartë vdekjesh.
Project Syndicate – Bota.al
Realiteti eshte se partia social-demokrate qe qeveris se bashku me disa parti te vogla, ka patur rritjen me te madhe te mbeshtetjes nga shoqeria suedeze qe nga fillimi i krizes se pandemise. Nga 24% qe ishte ne muajin shkurt mbeshtetja per kete parti, ka shkuar ne mbi 30% sot. Kjo tregon se shoqeria sudeze mbeshtet masat e qeverise dhe te instuticioneve te shtetit. Sigurisht qe ka edhe kritika si psh. ajo e 22 eksperteve te fushes se shendetesise, por duhet theksuar se edhe analiza e tyre ishte bazuar ne fakte dhe shifra jo reale, te cilat u pranuan me pas si te gabuara.
Rruga per daljen nga kriza eshte akoma e larget si per Suedine ashtu dhe per vendet e tjera dhe keshtu qe eshte e parakohshme te percaktohet si “e verteta e zymte” per “modelin suedez”.
Dite pas dite, shtete te shumta kan filluar hapjen e shoqerise dhe fillimin gradual te normalitetit, pra ne ate qe flitet si “modeli suedez”. Atehere kush ka gabuar dhe kush jep garanti se kjo hapje nuk rrezikon rritjen e numrit te infektuareve me korona dhe aq me keq te rritjes se numrit te vdekjeve?
Perllogaritjet flasin se mbi 10% e popullsise suedeze gjat kesaj periudhe ndoshta eshte prekur nga virusi kurse per vendet e tjera kjo shifer nuk i kalon 5%. Atehere le te presim rezultatet perfundimtare.
Suedezet nuk Jan shum te prire per te bere politike,si mashtruesit e Tiere Europjane apo aamerikane!
Corona eshte nje politike si tu renojn Ju e te mbushim xhepin ATA qe e pergatiten ket genjeshter!
Qasja suedeze rezultoi tè ishte gabim?
Nè kètè rrumpallè shifrash dhe larmi ekspertizash, ku statistikat mund ti besojè vetèm ai qè i ka manipuluar vetè, èshtè palaçollèk tè marrèsh pèrsipèr tè “analizosh” qasje tè veçanta, kur nè tè njèjtèn kohè iu thuhet qytetarève tè izoluar se rreziku jo vetèm qè nuk paska kaluar por do tè na mbajè tè mbyllur edhe pèr muajt nè vazhdim.
Atèherè çfarè? Pse u dashka bèrè bilanc dhe inventar pèr rastin suedez dhe prej kujt? Me cilat shifra?
Me ato qè janè tèrèsisht tè gabuara sepse edhe testet pèr COVID 19 sot, bartin njè gabueshmèri mbi 50%?
Ajo qè dihet me siguri, èshtè fakti i pasojave nè shoqèritè qè vendosèn pèr rrugètim izolues. Azilet e grave tè dhunuara, nuk kanè mè asnjè mundèsi lèvizèse, dhuna nè familje ka shifra alarmante, vetèvrasjet po ashtu. Ana ekonomike, vjen pastaj si goditje shkatèrrimtare pèr ata qè edhe pa izolim, janè tè ekspozuar para varfèrisè.
Suedezèt janè nè pajtueshmèri tè plotè me qeverinè e tyre. A janè edhe tè tjerèt, ata izoluesit, po kaq tè lumtur?
Demokracia eshte kulture dhe tradite! Ata e kane zgjedhur dhe e mbrojne ne cdo situate, ne te mire e ne te keq.
Modeli suedez ka nxjerre bllof nje model karantinimi qesharak! Ky model bazohet ne Imunitetin e Tufes! Ashtu sikur bota ka kaluar epidemite nder shekuj, duke u imunizuar nga virusi, jo duke u mbyllur brenda duke pritur serish te mbyllen kur ti rikthehet prap.
Modeli suedez bazohet ne zbatimin rigoroz te rregullave te mbrojtjes ndaj infeksionit duke shmangur nje karantine qe ne ato ore liridalje krijon aq rradha kudo sa vlejne per infektim te sigurte te atyre qe pastaj mbyllen pa vlere brenda ne karantinen qesharake.
SUEDIA ME SHUME VDEKJE SE SHBA? ORE GAZETAXHI I LEXON STATISTIKAT TI
SHBA 47000 SUEDI GATI 2000
VERIFIKOJENI LAJMET OSE PERKTHEJENI ME SAKTE HERE TJETER
Mbas dy javesh suedia do ti hapi varret masive dhe Italia ne fillim than eshte grip restorante dhe bare plot ndaloi sot vdekjet plus te infektuarit nuk po e dime sa jane ne te vertet zot ndimoj se nuk din cfar bejn
Tosi i vogel,kur thuhet se Suedia ka me shume te vdekur se Sh.B.A. merret numri i vdekjeve per nje milion banor.Suedia ka afersisht 200 te vdekur per nje /milion kurse Sh.B.Aka rreth 156 persona per/nje milion.Llogaria.eshte e thjeshte.Popuj te ndryshem shprehin qendrime te ndryshme.Cdo qeveri pergjigjet per popullin qe i ka dhene mandatin,te tjerat jane llafe pazari.