Nga Fuat Memelli
Pas një sëmundje të rëndë, të dielën më 19 prill, ndrroi jetë në Boston, në moshën 86 vjeçare, Frederik Gjerasi, një nga figurat e shquara të intelektualëve shqiptarë. Ndarja e tij nga jeta, la në pikëllim bashkëshorten Doloresa, djemtë Agronin dhe Pirron, nipërit dhe mbesën, vëllezrit, motrat, të afërmit si dhe shokët e miqtë e tij të shumtë. Lindi më 10 shtator të vitit 1933 në Elbasan, në një familje patriote e arsimdashëse.
Ai kaloi vite të fëmijërisë në Shmil të Elbasanit ku i ati ishte mësuesi i parë i fshatit dhe krahinës. Frederiku mbaroi me medalje Shkollën e Mesme Pedagogjike të Elbasanit dhe më pas studjoi për ekonomi politike në Universitetin “Shevçenko” të Kievit dhe në Universitetin “Lomonosov” të Moskës ku u diplomua në vitin1957.
Gjatë viteve studentore ai punoi si spiker në Radio “Moska” dhe më pas në disa prej dokumentarëve të Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ në vitet ’60. E folura dhe diksioni i tij i veçantë e kumbues, do të kujtohen gjithmonë me nostalgji nga dëgjuesit e kohës. Mbas kthimit në Atdhe, Frederiku shërbeu me përkushtim në detyra të rëndësishme të jetës sociale e politike të atyre viteve. si në aparatin e Komitetit Qëndror, shef katedre në Shkollën e Partisë,etj. Ai ishte përkthyes i delegacionit shqiptar kryesuar nga Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë në nëntor të vitit 1960, ku Shqipëria u shkëput nga kampi socialist – një nga momentet kyçe të historisë shqiptare të pasluftes.
Frederiku është autor i librit “Drama Shqiptaro-Ruse” botuar në vitin 2016 në të cilin ai përcjell me vërtetësi përjetimet e tij personale prej protagonisti me dritëhijet dhe ulje-ngritjet e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Frederiku punoi si pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Tiranës duke merituar titullin “Docent” për librat e tij në fushën e ekonomisë politike. Në vitin 1974, pas debateve me Fiqrete Shehun për një botim të tij, u përjashtua nga partia për pikëpamje liberale dhe u transferua në kooperativën bujqësore të Mollasit në Elbasan.
Aty punoi ekonomist për mëse 8 vjet, duke fituar respektin dhe dashurinë e njerëzve të thjeshtë të fshatit. Më pas punoi në Institutin e Metalurgjisë dhe së fundi në Institutin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan,si shef i katedrës së filozofisë deri në vitin 1991 kur u shkëput përfundimisht nga kariera profesionale. Në periudhën e pluralizmit, nuk u përfshi në asnjërën nga partitë politike. Siç shprehet ai në libër, “më ishte neveritur nënshtrimi ndaj gjykimit kolektiv në organizatat e partisë, doja të jetoja i lirë”. Në plan të parë tani dilte familja, farefisi, shokët që vërtet e deshën në kohë të vështira.
Që prej vitit 2004 jetoi me gruan dhe djemtë e tij në Amerikë, ku mori pjesë aktive në veprimtaritë e shqiptarëve, ndiqte nga afër televizionin shqiptar, si dhe lexonte rregullisht shtypin e huaj në bibliotekën e Bostonit. Zërin e tij të ëmbël e dëgjuan edhe shqiptarët e Bostonit në një mbrëmje poetike, ku ai recitoi plot pasion poezi të Migjenit dhe të Kadaresë. Një gëzim të veçantë ndjeu ai kur djali i tij Agroni, para dy vjetësh hapi në Boston Qendrën Kulturore për të Moshuarit “Vatra”, e para qendër shqiptare e këtij lloji në Amerikë, një strehë e ngrohtë për pensionistët shqiptarë.
Të shumta ishin ngushëllimet kur morën vesh ndarjen e Frederikut nga jeta. Artan Simeqi, një nga miqtë e familjes, ndër të tjera shkruante,”Frederik Gjerasi ishte nga ata persona për të cilët nuk mund të thuhen vetëm pak fjalë. Ai besonte në idetë e tij, ide për të cilat edhe u dënua. Gëzimin dhe optimizmin për jetën, nuk e humbi deri ditën e fundit.
Do ta mbajmë mend qëndrimin e tij dinjitoz, mirësinë e tij, dashurinë për familjen, për miqtë dhe shokët”. Kujtime të bukura ka shkruar për të jatin, djali i tij Agron Gjerasi. Ato përbëjnë një shkrim më vete, por po shkëputim vetëm disa nga cilësitë e tij të permendura në këtë shkrim, ”Familja, shëndeti dhe mbarëvajtja e saj, ishin të parat në listën e prioriteteve të tij.
Kishte një shpirt bujar dhe I pëlqente më shumë të jepte se të merrte. Pëlqente barazinë mes njerëzve dhe këtij ideali i kushtoi jetën. Kishte dëshirë të pinte një gotë të vogël dhe të këndonte me shokët. Ishin të lindur pasioni dhe talenti I tij për spiker.Vlerësonte njëlloj si shoqërinë intelektuale, ashtu edhe atë me njerëzit e thjeshtë. Dinte të mbante veten edhe në ditët më të vështira”.
Frederikut i qëlloi të ndahet nga jeta në kohë të vështirë të Covid-19 dhe nuk iu bënë dot nderimet që meritonte. Shokët dhe miqtë e tij, nuk mundën t’i vendosin një buqetë apo kurorë me lule, por buqeta dhe kurora më e bukur është emri që la pas në kujtesën e njerëzve.
Ai u përcoll në banesën e fundit nga familjarët e tij si dhe kancelari i kishës së Shën Gjergjit, At Artur Liolini. Lamtumirë Frederik jerasi! Të qoftë dheu i lehtë!
ju paste lene uraten! Njeri i nderuar!
Respetk per Frederikun, dhe Ngushellime te Sinqerta Familjes se tije…
Respekt edhe per AKTIVITETIN E TIJE Si Perkthyes, dhe Gjithcka ka bere ne Dobi te Atdheut,kush Lexon Romanin e Kadares “Dimri i Madhe”..KUPTON shume Gjendjen Shpirterore te Frederikut….Respekt dhe i Lehte i qofte Dheu…PREHU NE PAQE….lol
Respekt per FREDERIK Gjerasin.Me kujton rinine e hershme dhe per cudi ngaqe nuk e njihja personalisht e parafytyroja sipas Kadarese ne rromanin”Dimri i MADH,, Qofte i lehte dheu qe e mbuloi”. Me vjen mire qe u percoll bashke me familjen nga AT ARTUR LIOLINI.
NGUSHELLIME TE PERZEMERTA GJITHE FAMILJES TIJ PER HUMBJEN ENJERIUT TE DASHUR TE TYRE.AI QE E KA NJOJTUR DO TA KUJTOJE ME RESPEKT NJERIUN E PALODHUR NE FUSHEN E EKONOMISE DHE SI PERKTHYES NE VITET E PAHARRUARA TE MAREDHENJEVE TONA ME BS
SE BASHKU ME GRUAN TIME SARA NGUSHELLOJME GJITHE FAMILJEN NE MENYRE TE VECANT PIRRON DHE NDOSHTA JO NE MOMENTE TE PERSHTATESHME E FALENDEROJME PER PRITJE BUJARE QE NA BERI NEVE NE BOSTON”DARDHA I REZON KOKRAT NE RRENJET ESAJ
I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI ITIJ.QOFTE I LEHTE DHEU PER TE NDJERIN
ME RESPEKT SARA DHE BAJRAM BALA
I dashur Bajram,
shume te faleminderit per ngushellimet dhe fjalet e ngrohta!! Ju kujtojme gjithmone me dashuri e respekt.
Perqafime
Piro & Familja
Ngushellimet me te sinqerta Familjes se mrekullueshme Gjerasi!
Vepra e Fredit eshte Kapital ne themelet e historise Shqiptare.
Flet me shume se edhe vete historia.
U prehsh ne Paqe Frederik Gjerasi!
Jete te gjate pasardhesve te tu dinjitoze!
Jeta jote nje momument i gjalle per brezat e ardhshem.
Lamtumire Fredi!
Ngushellime Dolores,Agron edhe Piro!
Prof. Fred Gjerasi e njihnim ne studentet e tij, bashkekohesin e prof. Ucit, Xholit, Omarit, Puto… . Jeteshkrim i sakte per nje Mesonjes te ndershem e te devotshem fillim-mbarim per Atdhe.
Ju faleminderit per komentin tuaj!!
Me respekt,
Familja Gjerasi
Gjerazi ,
jane nji Fise titpik qytetareh ,
( Elbasan ,Fier etj )
intelektualesh e Artista te shquar ,
njerez te shkelqyer …
Ngushëllime dhe qoftë i pa harruar nga familja dhe gjithë miqtë e të njohurit e tij si edhe nga ne studentët e tij të fakultetit ekonomik te viteve 1957-1961 që kemi marrë leksionet e tij per ekonominë politike të Kapitalizmit.E kujtoj me respekt të madh profesorin e nderuar.
Natyrisht ,per shqiptaret e mire:Respekt,Dashuri, Ngushellime te Sinqerta Familjes ,te afermeve!
???????✨??
Iku nje personalitet dhe erudit i tokes shqiptare. Njeri me bote te gjere, i dashur e i afrueshem. Ngushellimet me te mira Doles, Agronit e Pirros. Do t’i kujtojme me dashuri bisedat me Fredin e Dolen ne Boston e ne Tirane.
Falenderojme tere dashamiresit e babait tone per fjalet e ngrohta ne adrese te tij. Ne do e kujtojme gjithmone si nje njeri te thjeshte qe I donte njerezit. Ishte edhe I mendjes dhe I zemres. Dashuria eshte ajo qe mbetet edhe kur tere te tjerat harrohen pasi ndahemi nga kjo bote.
Eshte shume e rralle qe ne Tema online te gjitha komentet te jene positive per nje njeri. Siduket njeriu i mire ne ikje i beka njerezit bashke. Tu kete lene uraten.
Goni, mora vesh me pikellim humbjen e babait tuaj te dashur. E kujtoj me respekt ate njeri, qe nga koha e femijerise sone, si nje intelektual te respektuar nga te gjithe qyteti. Ju paste lene uratat dhe te rroni e ta kujtoni. Nje pershendetje te vecante per nenen tuaj, Doloresen qe ka qene nje grua e denje per Frederikun dhe nene e perkushtuar per juve, djemte e saj.
P.S. Per fat te keq, me ka humbur numri jot i celularit.
Arben Kruja
Toronto, Ontario,
Kanada
Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e Fredit, mikut shume te cmuar dhe te shtrenjte. Fredi i perkiste jo vetem familjes se tij te nderuar, Zonjes Dola, djemve Agronit dhe Pirros, por gjithe vendit dhe shume me gjere. Te prehet ne paqe dhe te keni te gjithe bekimn e tij.
Ngushellime familjes
Ngushellime te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te dashur dhe fisnik. Qofte i perjetshem kujtimi per Profesor Fredin. Do Mbetet gjithmone ne zemrat e shqiptareve si njeri zemer mire . Respekte,respekte… pafundesisht.
Ngushellimet e mia familjes se Frederikut. Jam njohur me te ne fillimet e viteve 90. Nje personalitet teper i thjeshte dhe mikprites, me vone u njoha dhe me Pirron, nje kopje e te atit.
I qofte i lehte dheu.
Sikurse e permend edhe dikush tjeter me lart, edhe une kam vite qe lexoj rregullisht artikujt ne gazetat shqiptare dhe kam konstatuar me kenaqesi qe eshte nga heret e rralla qe lexoj vetem komente pozitive.
Ndjehemi shume krenare.
Ju falenderojme nga zemra…
Me hidherim mesova humbjen e Profesor Frederiut. Me respekt e kujtoj si nje profesor brilant ne degen e tij, nje njeri teper fisnik, shume te edukuar dhe teper i komunikueshem me ne studentet. Ngushellimet me te sinqerta familjes Gjerazi, te cilet humben njeriun e dashur, por dhe shoqeria humbi njeriun me vlera.
Alma nga Durresi
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjerasi, zonjës Dolores, Agronit dhe shokut tim të fëmijërisë Pirros për humbjen e njeriut të tyre dhe tonin të dashur, Profesor Frederik Gjerasi. U prehtë në paqe miku i prindërve të mi dhe mesuesi im i ekonomisë politike në UE. Ishte një njeri i rrallë, zemërmadh dhe një intelektual brilant. Shumë nga ne, ish-studentët e tij,ruajmë kujtimet më të mira për të. Bëhuni të fortë çuna dhe teta Dola, i përjetshëm qoftë kujtimi i Profesor Frederikut!
❤️… nje njeri ijashtezakonshem me nje familje supermodel . Lajm qe me ka vrare shume. Kurr nuk do ta harroj .