Relacioni për Enverin më 20 prill 1960-të: Fan Noli rri me kriminelin Baba Rexhepi në Boston dhe foli për mjerimin e Kishës

23 Prill 2020, 09:35Dossier TEMA
Relacioni për Enverin më 20 prill 1960-të: Fan Noli rri me

Memorie.al publikon një dokument të panjohur të nxjerrë nga fondi i arkivit të ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që mban datën 20 prill të vitit 1960-të, ku misioni shqiptar në OKB, informon drejtorin e Drejtorisë për Marrëdhënie me Jashtë pranë aparatit të Komitetin Qëndror të PPSH-së, Piro Bita, lidhur me një veprimtari të zhvilluar në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, ku sipas Dhimtri Trebickës, Fan Noli ka mbajtur një fjalim dhe ndërmjet të tjerash aty ka folur edhe për mjerimin e Kishës në vëndet prapa perdes së hekurt, (ku ndodhej edhe Shqipëria), si dhe ka qëndruar në një tavolinë “me kriminelin” Baba Rexhepi, në një darkë të Shoqërisë Patriotike “Vatra”.   

Nga Dashnor Kaloçi

“Sipas Dhimitri Trebickës, fjalimi i Fan Nolit nuk u prit mirë nga shqiptarët, të cilët në përgjithësi, kanë mendime ndryshe për të, një pjesë, mendon se Fan Noli e sheh me simpati pushtetin tonë dhe veprat e tij, kurse pjesa tjetër, e konsideron atë si përgjegjësin kryesor për rrugën armiqësore të “Vatrës”. Një grup ekstremistësh, me Asllan Dragotin në krye, e nxjerrin Fan Nolin si “armik” dhe përçarësin e shqiptarëve të Amerikës”. Kështu thuhet ndërmjet të tjerash në një raport-informacion të datës 20 prill të vitit 1960-të, i hartuar nga Drejtori i Drejtorisë së Jashtme në Komitetin Qendror të PPSH-së, Pirro Bita, i cili ia ka paraqitur atë Enver Hoxhës, si dhe katër anëtarëve të Byrosë Politike dhe njëkohësisht sekretarë të Komitetit Qendror (Hysni Kapos, Rita Markos, Haki Toskës dhe Ramiz Alisë), që përbënin edhe kreun më të lartë të udhëheqjes shqiptare të asaj kohe. Informacioni në fjalë është përpiluar në bazë të një relacioni që ka dërguar në Tiranë, misioni shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara me seli në New-York, i cili bën fjalë lidhur me një veprimtari që ka zhvilluar Peshkopi Fan Noli në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, si dhe me qëndrimet e pikëpamjet e tij politike ndaj qeverisë shqiptare dhe udhëheqjes së saj.

Në parantezë të këtij informacioni që përmban dokumenti në fjalë, kujtojmë se, gjatë gjithë ekzistencës së tij, që nga viti i largët 1945-së e deri në 1990-ën, regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alisë, mbante nën kontroll permanent edhe të gjithë krijuesit, shkrimtarët e artistët dhe gjithë njerëzit e letrave shqipe. Kjo gjë, jo vetëm ndaj atyre krijuesve që jetonin e punonin në Shqipëri, por edhe ndaj atyre intelektualëve e njerëzve të letrave shqipe që ishin jashtë atdheut në emigracion, të arratisur apo të mbetur andej që nga periudha e Luftës, të cilët konsideroheshin dhe etiketoheshin si “reaksionarë e armiq të popullit”. Si p.sh.: Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa, Kostë Çekrezi, Namik Resuli, Mahmut Cungu, Xhelal Staravecka, Isa Ndreu, Lec Shllaku, Lin Delia, Gjelosh Gjoka etj., ndaj të cilëve Tirana zyrtare rrinte vazhdimisht “zgjuar”. Këtij rregulli duket se nuk i ka shpëtuar as Peshkopi Fan Noli, ndaj të cilit, sipas dokumenteve të bëra publike pas vitit 1990-të, regjimi komunist i Tiranës pati hapur dosjen e përpunimit që në vitin 1945.

Në këtë kuadër, duket se është edhe ky raport-informacion që publikohet në këtë shkrim nga Memorie.al, ku misioni shqiptar pranë OKB-së, duket se ka vëzhguar dhe përgjuar çdo lëvizje dhe fjalë të tij. Madje duke i analizuar ato me detaje, sipas njoftimit që thuhet se është marrë nga Dhimitër Trebicka, mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Nolit, i Antoni Athanas, e më pas i At Artur Liolin, e të tjerë eksponentë të mërgatës shqiptare në SHBA-ës, të cilët Tirana zyrtare i konsideronte dhe i trajtonte si patriotë. Sipas asaj çka është mësuar prej z. Dhimitër Trebicka, bëhet me dije se: “Noli ka qëndruar në darka me kriminelin Baba Rexhepi”, apo se në fjalimin e tij në Kishën e Bostonit, midis të tjerash Noli ka folur edhe për “Perden e hekurt” dhe “mjerimin e Kishës te ne”. Një fjalor i përdorur, apo një qëndrim i njëjtë me ato të krerëve kryesorë të mërgatës antikomuniste shqiptare, si Hasan Dosti, Abaz Kupi, Rexhep Mitrovica etj., që vepronin asokohe në SHBA-ës apo vënde të tjera në Perëndim. Rëndësinë që paraqiste Noli për Tiranën zyrtare, e tregon më së miri edhe ky dokument sekret, i cili është shtypur në pesë kopje (praktikë pune e rrallë kjo, për të mos thënë unike), ku përveç Enver Hoxhës, u është dhënë edhe sekretarëve përkatës të Komitetit Qendror të PPSH-së në ato vite, Hysni Kapos, Haki Toskës, Rita Markos dhe Ramiz Alisë.

Gjë e cila tregon se ai dokument ka qenë edhe objekt i një mbledhjeje të sekretariatit të Komitetit Qendror. Siç shihet dhe nga përmbajtja e këtij dokumenti, por edhe nga qëndrimi që ka mbajtur regjimi komunist i Tiranës për Nolin gjatë gjithë ekzistencës së tij, duket se, më shumë sesa qëndrimi i tij politik, është kujdesur se si ta paraqiste dhe ta shfrytëzonte figurën e tij para opinionit publik shqiptar. Pra, për ta pasur atë gjithmonë më tepër si një figurë “muzeale historike”, duke i’a kundërvënë figurës së Mbretit Zog, edhe pse në vitin 1943, Noli i shkroi qeverisë britanike, duke i bërë me dije se: “Vetëm Mbreti Zog mund të sillet dhe të vihet në krye të një qeverie shqiptare për të organizuar luftën kundër pushtuesve deri në çlirimin e vendit….” (Letra në fjalë ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë). Kjo duket qartë jo vetëm nga sa është thënë e shkruar për Nolin nga viti 1945-së, deri në 1990-ën, por edhe për faktin se Tirana zyrtare i ka mbajtur të fshehta dhe “Top Sekret” dokumente të këtij lloji për Nolin, duke ia falur disa ‘mëkate’ “Peshkopit të Kuq”. Duke zbatuar kështu pikë për pikë metodat bolshevike të Moskës zyrtare të periudhës së Stalinit, të cilët ia fshehën Gorkit atë që kishte shkruar në një gazetë para triumfit të Revolucionit të Tetorit, për Leninin. Të cilin, pasi e kishte nxirë për veprimtarinë e tij, midis të tjerash e përshkruan edhe nga ana fizike: “…një kokë tullace, mbi një trup të kërrusur e kurrizdalë, me një plëndës (bark) të shëmtuar…”. Gjëra të cilat Kremlini zyrtar nuk ia përmendi kurrë, madje thuhet se i’a fshiu njëherë e mirë edhe nga koleksionet e gazetave në bibliotekat ruse. Një histori pak a shumë e njëjtë edhe me Nolin, pasi çuditërisht, edhe pas viteve ’90-të, historiografia zyrtare dhe biografët e Nolit, nuk e kanë bërë kurrë publike ekzistencën e të tilla dokumenteve, edhe pse ato kanë qenë të deklasifikuara pranë Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë. Dokumentin në fjalë po e publikojmë të plotë .

Letra e misionit shqiptar në OKB për Komitetin Qëndror

KOMITETI QENDROR I PPSH                                                              Tepër Sekret
Drejtoria e Jashtëme                                                                           20.IV.1960
INFORMACION
                          MBI NJË FJALIM TË FAN NOLIT
(Nxjerrë nga relacioni i Misionit tonë pranë O.K.B.)
Misioni ynë pranë O.K.B.-së është njoftuar nga Dhimitri Trebicka, mbi një fjalim që ka mbajtur fan Noli në Kishën e Shën Gjergjit, në Boston, me rastin e pshkëve në prill të këtij viti.
Në fjalimin e tij që mbajti në shqip dhe në anglisht, Fan Noli tha se: “Gjëndja e kishave në vëndet prapa perdes së hekurt, është e mjeruar”, duke përmëndur 4-5 herë fjalën “perde e hekurt”.
Sipas Dhimitri Trebickës, fjalimi i Fan Nolit nuk u prit mirë nga shqiptarët, të cilët në përgjithësi, kanë mendime ndryshe për të, një pjesë, mendon se Fan Noli e sheh me simpati pushtetin tonë dhe veprat e tij, kurse pjesa tjetër, e konsideron atë si përgjegjësin kryesor për rrugën armiqësore të “Vatrës”.

Një grup ekstremistësh, me Asllan Dragotin në krye, e nxjerrin Fan Nolin si “armik” dhe përçarësin të shqiptarëve të Amerikës. Ky grup është këshilluar nga Misioni ynë në O.K.B. që të jetë i matur.

Mendimi i Misionit është se, qëndrimi i Fan Nolit nuk është i qartë. Nga njëra anë, Fan Noli shprehet në mënyrë miqësore në takimet me shokët tanë, nga ana tjetër, ulet në një tavolinë me kriminelin, Dervish Rexhepin në një darkë të “Vatrës”. Përveç sa u tha më sipër, Misioni nuk ka asnjë të dhënë mbi ndonjë qëndrim të hapur armiqësor të Fan Nolit ndaj nesh.

DREJTORI I DREJTORISE SE JASHTEME
PIRRO BITA
Informacioni iu shpërnda
Enver
Hysni
Haki
Rita
Ramiz
Kopje e protokollit

22 komente në “Relacioni për Enverin më 20 prill 1960-të: Fan Noli rri me kriminelin Baba Rexhepi në Boston dhe foli për mjerimin e Kishës”

  1. TT says:

    Theofanis Mavromatis lindur ne thrake ishte spiun dhe nostalgjik I BRSS..
    Po ta donte Shqiperine rrinte ketu…Zogu ishte 100 here me Burre dhe me patriot se dhelprat si Noli,Konica etj,
    Pse kujtoni se e mbajt I xhaxhi nolin dhe I dergonte para.

    1. abc says:

      Pa te na thone Enveristat e sotem “patriot” … kush ishte i miri Enveri apo Noli me dizidentet anti komunist te SHBA-se.

    2. VFLP says:

      Analfabet TT, nese nuk e di duhet ta mesosh : Amut Zogarin e sollen ne pushtet ne dhjetor 1924 forcat ushtarake serbe dhe ruse (vrangeliste). Forcat ushtarake serbo-ruse pushtuan Tiranen (per here te pare dhe te fundit ne gjithe historine), sollen Amut qelbesiren ne pushtet dhe perzune Fan Nolin, i cili u detyrua te ikte nga Shqiperia. Shkoi ne Amerike dhe nuk u kthye me ne Shqiperi! Nderkohe per kete “ndihme”, ky Zogomarit i fali Jugosllavise Shen Naumin dhe Vermoshin.
      Sado tru te kesh, eshte e sigurte se nuk ke me shume se gomari i fshatit ku ke lindur, o SHKERDHATE antishqiptare ?

      1. TIRONA says:

        VF LP,me se e sakte,s’kam c’fare te shtoj.
        tt,shpellaret injorante krahasojne Theofan Nolin me vrasesin-kusar-tradhetar zogoll-zagarin,
        ABSURDITET SHPELLARESH!

    3. u dhime duke qesh says:

      E pame “burrerine” e Zog katunarit nga Macukulli, ne 7 prill 1939 ? ? ? ? ?

    4. Theatre and Drama says:

      nuk e mora vesh ku don me dale kapoçi?
      figura e Fan Nolit ka qene e vleresuar nga Enver Hoxha dhe regjimi komunist,
      atdhedashuria e tij nuk ka te beje fare me ideologjine e kohes…
      natyrshem edhe sikur te kete thene “mjerimi i kishes”,sepse kleri u luftua ne vendet e Lindjes dhe Shqiperia nuk bente perjashtim..
      mua nuk me duket normale qe i Madhi Fan Noli te behet objekt komentesh ne gojet e liga te kurdheve te anastasit(janullaros)…
      anastase shkojne e vine..1 Fan Nol’ ngelet
      Fan Noli dhe Enver Hoxha jane 2 e te ndyshem ne ate çka petfaqesonin,background-i historik,familiar,formimi intelektual etj,
      por 1 e te pandare ne qellim e tyre:
      krijimin e nje shteti te mirefillte shqiptar,
      jane dy personalitete te cilet punuan ne dy periudha te ndryshme,
      sejcili sipas filosofise s tij te ndikuar sigurisht nga rrethanat historike-gjeo-politike te kohes,por duke dhene kontribut te jashtezakonshem per Shqiperine

    5. ben says:

      TT-Zogu po te ishte vertet “burre”, sic e quani juve, nuk ja mbathte nga syte kembet pa shkrepur asnje pushke ne 7 Prill, 1939-ten, sic bene shumica e monarkeve te vendeve fqinje. Duke ikur vjedhurazi, Zogu beri tradheti kombetare, sidomos duke e lene ushtrine tone pa drejtimin dhe koordinimin qe cdo ushtri kombetare ka nevoje ne nje kohe lufte. Zogu, ka qene vetem nje sharlatan qe shiti trojet shqiptare tek serbet, per hir te karrikes se tij.

    6. Kosta says:

      Zogu e vune ne pushtet serbet dhe ai u dhuroi tokat shqiptare.Kurse Noli keputi zinxhirat e kishes shoviniste greke dhe themeloi kishen Autoqefale shqiptare duke i cjerre masken dhe poshteruar shovinizmin grek.

  2. Yyyyyyyyy says:

    Lexoni dokumentin ne fund dhe pastaj lexoni “shpjegimet” e Karlocit. E sigurte qe 99% nga ju do e kuptoje se Karloci eshte nje shpifesire, qe vetem genjen, mashtron, manipulon dhe hedh ne treg mutin e mendimeve te tij!!! Kush eshte IDIOT le ti haje te pegerat e Karloc halabakut ?

  3. h says:

    F.Noli e njihte mire kriminelët bolshevikë dhe ishte intelektual shumë i madh.
    Shqipëria e injorancës dhe terrorit komunist ,nuk e përmbante dot një kollos si ai me mediokritetin e vet.
    Të gjithë superinteligjentët nuk u kthyen.Idealistët e sinqertë dhe infantilë u kthyen.
    Ata që u kthyen,e dini të gjithë fundin mizor që pësuan.
    Noli dhe Konica do kishin ngordhur në burrel apo spaç.

    1. i relaksuar says:

      O analfabeto, na e shpjego c’do te thote fjala bolshevik!

      1. Theatre and Drama says:

        ku di ai çdmth bolshevik,kokrrat e loqes edhe komunizmin kujtojne se e ka shpik EnverI..ata e kane mendjen ha suflaqe dhit suflaqe perdite

  4. Tironci says:

    Jetoj në USA prej më shumë se 20 vjetëve.
    Fan Noli për të gjithë shqiptarët këtu ka qenë i veçantë.
    Greqisë ju erdhi hakut me Kishën Shqiptare.
    Zogistëve injorantë ju la pas veprat e Tij.
    Komunistët ishin jetim pa eksperiencë dhe i trajtonte si vëllai i madh që ndihmon të voglin.
    Ai hante e pinte në Teqenë e Detroitit në atdhetatët bektashinjë.
    Në Philadelphia kam pas fatin të ulem në nji kolltuk të vjetër ku dikur ulej Noli.

    1. shqipo says:

      Respekt dhe nderim per Nolin e Madh!

  5. Kosta Dako says:

    Figura e Nolt me gjithe uljet e ngritjet e tija nuk zbehet lehte .
    Me 1933 ne nje situate kritike (i semure rende nga pneumonia)i kerkon ndihme ekonomike “ustait”te tii Faik Konices.Faiku ne menyre absolute nuk i dha ndihme.Atehere Noli u detyrua ti kerkoje ndihme Ahmet Zogut,ky i fundit i dha pa hezitim.
    Noli u be “tabele qitje” nga kundershtaret e tij per kete veprim.
    Ja si u pergjigj per ndihmen e Zogut:epo une s’kerkova ndihme nga mbreti i Serbise apo i Greqise po nga mbreti i Shqipetareve .
    Apo vite me pas kur Noli do ti lutej Behar Shtylles(ministrit te jashtem te Shqiperise)per kthimin e eshtrave te Konices pasi e kish lene amanet.
    Qeveria e Enver Hoxhes ju pergjigj,nuk mund ta bejme kete ,Konica duhet me pare te dali ne gjyq e pastaj mund te vendosin.Noli shqyeu syte nga nga kjo pergjigje dhe ju veniten shpresat per nje kthim/vizite ne Shqiperi.

    1. Yyyyyyyyy says:

      Noli ishte perparimtar dhe majtist, por jo komunist! Keshtuqe kontradiktat me komunistet dhe pushtetin e tyre jane mese normale! E bukura eshte se jo vetem Noli u tregua tolerant dhe i perkrahu komunistet, pavaresisht kundershtimeve, por edhe komunistet u treguan tolerante dhe e nderuan Nolin, madje e kthyen ne figure madhore letrare dhje politiko-historike qe ne te gjalle te tij. Mendon se komunistet nuk e dinin se Noli kishte objeksionet dhe kundershtimet e tij ndaj tyre!? Natyrisht qe e dinin (shteti komunist dinte edhe nr e brekeve te Nolit e Konices bashke). Ceshtja eshte qe aq propagande idioteske “antikomuniste” eshte bere ndaj shqiptareve pas viteve ’90, sa ka nje rradhe shqiptaresh qe nuk mund ta besojne me asnje menyre qe komunistet mund te ishin tolerante dhe mirekuptues, megjithese mund te ishe kunder ideve te tyre! Propoganda ju ka bere trupeshke o njerez. Prandaj duhet qe sa me shpejt te shpetojme nga ky idiotizem 30 vjecar, te thuhen gjerat thjesht dhe drejte, ne menyre qe njerezit te kene mendjen e hapur per te kuptuar, pa paragjykuar!
      T’ju sjell nje shembull? Jam 100% i sigurte qe shume trushpelare nga propaganda e ashtuquajtur antikomuniste nuk do e pranojne (do thone se eshte genjeshter) qe figura te njohura te pushtetit 1945-1990 nuk ishin aspak komuniste. E jo figura dosido. Psh Myslym Peza, nje Hero i Luftes asnjehetre nuk u pranua te behej anetar i Partise Komuniste (apo te Punes). Po ashtu Haxhi Lleshi, President i Shqiperise per me shume se 25 vjet, nuk ishte aspak komunist dhe nuk u be asnjehere anetar partie! Por po te degjoni propaganden, po te lexoni shkrimet manipulatore, “dokumentat” e shpikura dhe t’u besoni halabakeve si Karloci, ehhaaaaaaaaaaaaaaaaaa…

  6. taso kume says:

    Kur zini te madhin NOL ne goje duhet te lani gojen, si munde te fliste NOLI pro komunizmit ne mes te Amerikes ku C,I,A te vinte ne liste te zeze,ju kujtohet çARLI çAPLI (SHARLOTI) pse vdiq ne ZVICER si person no grata per Ameriken ,pse NOLI nuk harinte ta kuptonte rrugen bastarde te komunizmit SHQIPTARE,si do fliste produlles,NOLI gjithmone ka qene ne ngritje dhe nuk munde te quash uljete nje person fetar qe fal pavarsishte se nga çkamp eshte ne shoqeri o fryme partije ka.

    1. ik ere pirdhu says:

      Tasooooo ik o trap …
      Kush Amerike mor kokrra e psikopatit, ajo Amerike qe ne 1969 vrau Martin Luter King, sepse kerkonte barazi racore!? A e kupton o trap, flasim per nje kohe kur ne Shqiperi ishte pushteti komunist nderkohe, deri ne vitet 1970 njerezit me ngjyre nuk kishin as te drejte vote ne Amerike, nuk kishte barazi racore. O CAR!!!!

    2. yp Xhixh says:

      Taso injoranti ?

  7. Studenti says:

    Si eshte e mundur qe egzistoin akoma kriminele te lloit enver hoxha,,,,,nuk mund te krahasohet kurre enveri me baba Rexhepin apo me Nolin e madh,,,,,,,,enveri krahasohet vetem me hitlerin stalinin,shokun mao ,por jo me keta intelektuale te shquar te kombit tone

    1. ec aty says:

      Per debila si ty, “studente” analfabete qe nuk dine te shkruajne ? ? ? ? ?
      E mos harro, mbaje veth ne vesh : Enveri eshte Hero kombetar i shqiptareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje