Erion Veliaj: Basha, njeriu që ka humbur shumë shanse në jetë

24 Prill 2020, 22:45Politika TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj, këtë të premte nga “Provokacija”, është shprehur se përvoja si kryetar Bashkie është ndër më të bukurat në jetë. Ai ndër të tjera ka theksuar se është një profesion që të jep kënaqësi dhe nuk do e ndryshonte me asgjë.

Përvoja si kryetar bashkie është më e bukura në jetën timë, të vdisja dhe të lindja 100 herë këtë punë nnuk do e ndryshoja, është një ndër më të bukurat. Nuk më vjen në mendjen një profesion tjetër që një vendim që merr në mëngjes jep shumë impakt në darkë dhe se si një aktivitet që ndërmerr transformon jetën e vendit ku je rritur dhe ku ke kujtime”,tha Veliaj.

Veliaj në një intervistë me gazetarin Mustafa Nano ka komentuar edhe shembjen e godinës së Gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet e cila u dëmtua nga tërmeti. Në fjalën e tij ai ka theksuar se kjo ishte një ndër vendimet që i ka ngjallur shumë kujtime për kohën e kaluar në këtë godinë.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit se çfarë mendon për liderin e opozitës veliaj është shprehur se është një ndër personat që ka humbur më shumë në jetë për mundësitë që i janë dhënë.

Lulzim Basha është ndoshta njeriu që ka humbur më shumë shanse në jetë se kushdo tjetër mund ta shfytëzonte shumë mirë punën në bashki ddenë qeveri. Më vjen keq për humbjet e tij në jetë. Ne jemi njohur kur kemi qene 20 vjeç dhe unë jam 40 sot jeta ikën shumë shpejt dhe nëse perëndia apo zgjedhësi të japin një shans duke të zgjedhë duhet ta maksimizosh, nuk mund të jetë nofka jote gjumash, nuk mundet pasi është një shans që i jepet 1 në një milionë dhe koha ikën shpejt”, ka thenë ai.

4 komente në “Erion Veliaj: Basha, njeriu që ka humbur shumë shanse në jetë”

  1. ? says:

    Qyshkur “Kryetar Bashkie” na qeka profesion? O kokrra e injorantit, po cfare shkolle duhet te besh qe ta mesosh kete profesion. Hajde, hajde cfare derdimenesh qe ka ky vend ne krye. Kryetar Bashkie profesion? Buaaaaaaah, edhe Sekretar Partije profesion eshte? Po Kryeminister eshte zanat? Ooooooooooooooooooooo Zot, na shpeto nga kjo bande ordinere hajdutesh injorante.

  2. Kryetari i fshatit says:

    Te quash detyren si Kryetar Bashkie si profesion, kete vetem nje analfabet funksional mund ta thote. Erion Veliaj nuk eshte me shume se nje analfabet funksional dhe te gjithe punet i ben sikur te drejtoje nje Bashki te nje qyteti te humbur.
    Pika qe nuk te bie ore Kryetar i Katundit me te madh te Shqiperise.

  3. qytetar i zakonshem says:

    E mer Erjon mer Erjon ! Ke bere ndryshime qe do te ngelen ne Tirane . Edhe Edi Rama beri ndyshime qe mbahen mend . Me pas ai u be kryetar i PS-se. Ti nuk do behesh kryetr partie. Ka diçka prej çunaku ne sjelljen tende qe nuk te lejon te krijosh personalitet te forte megjthe punerat qe ke bere. Karizma nuk eshte pjes e personalitetit tend. Ose te pakten deiri me sot nuk duket gjekundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje