Futbolli italian ende me dyshime për rinisjen ose jo, Berlusconi këshillon!

24 Prill 2020, 22:35Sport TEMA

Silvio Berlusconi, një ndër presidentët më fitues të historisë së futbollit, bashkë me Florentino Perez, në emisionin “Porta e Porta” me Bruna Vespa, ka folur në lidhje me rifillimin ose jo të sezonit futbollistik.

Presidenti i Forza Italias dhe ish-padroni i Milanit, është i mendimit që të mos rinisë asgjë të paktën përpara verës.. “Jam njeri sporti dhe ndaj nuk do të jem unë ai që do të nënvlerësoj vlerën e futbollit, por tani më duhet të them se futbolli nuk është prioritet dhe urgjencë”.

“Nuk mendoj se rihapja e kampionatit është zgjidhje, të luash me dyer të mbyllura është e trishtë dhe sidoqoftë lojtarët kanë kontakt fizik mes tyre. Ndaj, më mirë të flitet pas verës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje