Tottenham, Mourinho vullnetar në betejën ndaj koronavirusit

24 Prill 2020, 17:12Sport TEMA

Me futbollin që është ndalur prej emergjencës koronavirus, Jose Mourinho përfshihet në betejën kundër pandemisë.

Përpara një muaji, trajneri i Tottenham u angazhua për të ndihmuar të moshuarit në Londër, duke shpërndarë ushqime dhe ilaçe, për ata që prej virusit të ri, u detyruan të mbylleshin në shtëpi.

Tashmë trajneri portugez do të ndihmojë qendrën e shpërndarjes së ushqimeve në stadiumin e Spurs.

Tottenham njoftoi se prej javës së ardhshme, Mourinho do të kontribuojë me ushqime për personelin shëndetësor që punon në impiant, i cili do të jetë baza e Aleancës së Ushqimit në kryeqytetin anglez.

“Do të mundohem të jap kontributin tim”, shpjegoi tekniku në videomesazhin e publikuar nga klubi. “Do të dërgoj për stafin fruta të freskëta dhe gjithçka që do të nevojitet. Falënderoj sërish mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë: jeni heronj të vërtetë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje