Kryeministri Edi Rama e nisi video mesazhin e tij me qytetarët duken folur për rastin e një djali që kishte infektuar dhe prindërit e tij.
“E nis me një fakt aspak pozitiv, i konstatuar nga testimet që tregojnë përgjegjësinë që ka secili prej nesh, që tregon se sa do polici apo ndëshkime të kemi çdo gjë varet nga sjellja e secilit prej nesh. Jemi në një luftë ku secili duhet të respektoje rregullat që mos ti fus bombat familjes në trup.
Një djalë pa simptoma , shkon në një zonë tjetër se e kishte marrë malli, i infektoi të dy prindërit. Sot ata janë të rrezikuar seriozisht ndërsa djali dhe tani që flasim ska simptoma. Ne jemi në kushtet që do hapemi, por roja që nuk duhet të lëshojë instikamin është vetja jonë.
Ajo që dëgjohet tani: Është pse nuk lirohemi, ne dimë vetë të mbrohemi. Po ne do të hapemi por duhet të tregohemi të përgjegjshëm , pse si kujtoni ju se mua s’më ka marrë malli për nënën timë. Por tani nuk është koha. Sepse këto rregulla na mbrojnë të gjithëve”, tha Rama.
Edhe pse u raportua nga disa media që personi që infektoi prindërit ishte punonjës në burgun 313 në Tiranë, lajmi u përgënjeshtrua pasi ai ka lënë këtë detyrë që nga maji i vitit 2019 dhe nuk punon për asnjë IEVP në vend.
Po sikur doktor Piperi tha qe asimptomatiket nuk te infektojne, apo jo??
Biles po ky doktor tha qe e gjithe popullsia s’duhet te mbaje maska, kur Gjermania, Italia , Spanja e kane bere te detyrueshme, madje Spanja edhe shperndan falas neper stacionet e autobuzave. Tani po ky dok. po thote te ekspozohemi ndaj virusit, kur Perendimi po thote mbajtja e maskave me detyrim dhe mbajtja e distances edhe kur te rifilloje aktiviteti gradual i bizneseve, deri ne daljen e vaksines, per arsye se te shume njerez virusi
i sajuar, po rikthehet , pasi nuk po arrin te krijoje antitrupa. Pse, sepse eshte i modifikuar dhe teper ngjites dhe vaksina do te jete antidota e duhur.
Te shpetosh nga korona,vishu “polic” !
Kjo thenie qarkullon,kur shikon policet “trima” neper rruge !
Nuk shikon asnje polic te trembet,te gjithe te kapardisur.