“Ju lutem, mos injektoni dezinfektant në trup, është e rrezikshme”, mjekët përplasen me Donald Trump

24 Prill 2020, 21:53Bota TEMA

Mjekët amerikanë, dhe jo vetëm, po reagojnë për deklaratat e djeshme të Donald Trump mbi mundësinë e trajtimit të koronavirusit me anë të injeksioneve në trup të një dezinfektanti.

CNN ka intervistuar kreun e FDA, institucionit kryesor që certifikon ilaçet në SHBA, Stephen Hahn, deklaroi se edhe pse pyetjet e presidentit janë ato të shumë amerikanëve, nuk do të rekomandoja absolutisht konsumimin e dezinfektantëve”.

Shumë më të prerë kanë qenë mjekë të tjerë. Craig Spencer, i spitalit të Columbia University deklaroi se “ kjo nuk është një këshillë që mund të shkojë mirë ose keq, kjo është një këshillë e rrezikshme. Kam frikë se shumë persona mund të vdesin”.

“Ju lutemi, mos provoni për asnjë arsye të injektoni dezinfektant në trup, ose ta pini atë”, deklaron Sam Ghali, një tjetër mjek anestezist.

Si paradoks, propozimi i Trump u refuzua edhe nga vetë prodhuesit kryesorë të dezinfektantëve në SHBA, si Lysol dhe Dettol, të cilët rekomanduan që produktet  tyre mos të përdoren në mënyrën e gabuar.

1 komente në ““Ju lutem, mos injektoni dezinfektant në trup, është e rrezikshme”, mjekët përplasen me Donald Trump”

  1. Dani says:

    CNN??????? Ha ha ha ha Mero ato janë lajme të manipuluara,CNN është si gazeta koha jonë në 1997,nuk është e besueshme.Paçavure lajme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje