Kryebashkiaku japonez: Burrat duhet të bëjnë pazar gjatë pandemisë, pasi gratë vonohen shumë

24 Prill 2020, 10:45Lifestyle TEMA

Kryetari i qytetit të tretë më të madh të Japonisë, Osaka, Ichiro Matsui, deklaroi se vetëm burrat duhet të bëjnë pazar gjatë pandemisë, pasi sipas tij gratë vonohen shumë dhe shkaktojnë rradhë të gjata në markete.

“Grave iu duhet kohë e gjatë për të blerë produkte ushqimore, sepse ato shfletojnë produkte të ndryshme dhe vlerësojnë se cili opsion është më i miri”, tha Matusi në një konferencë për shtyp.

“Burrat shpejt e kapin një produkt, në mënyrë që mos të vonohen në supermarket, kjo shmang kontaktin e ngushtë me të tjerët”, tha ai.  Zyrtarët japonezë po përpiqen të parandalojnë mbipopullimin në dyqane në mes të pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja numri i rasteve të konfirmuara të virusit është rritur në javët e fundit, kjo pasi Japonia ka konfirmuar 13 mijë raste, dhe 330 të vdekur. Kjo rritje ka parë një sërë kufizimesh të reja të vendosura në të gjithë vendin. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje