Manastirliu mesazh mirënjohje mjekut Tritan Kalo: Ka respektin e pacientëve dhe tonin

24 Prill 2020, 10:34Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohje për punën dhe kontributin e profesor Tritan Kalos.

Përmes një mesazhi në Facebook, Manastirliu shkruan se Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm.

“Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm.

Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë. #MëTëFortë #Bashkë”- shkruan Manastirliu.

1 komente në “Manastirliu mesazh mirënjohje mjekut Tritan Kalo: Ka respektin e pacientëve dhe tonin”

  1. Lili says:

    Faleminderit vertet nga zemra i miri profesor Tritan Kalo.U befsh100 vjec e pac shendet e gezime pa’ fund o Njeri fisnik i Atdheut tone me emrin e bukur Shqiperi??☀?❤?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje