“Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mund të ketë vdekur”. Kjo është ajo që pretendohet nga Francesco Sisci, profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Pekinit.
Duke iu referuar lajmeve të qarkulluara ditët e fundit mbi liderin e Koresë së Veriut, i cili më 12 prill iu nënshtrua një operacioni pas një ataku në zemër.
“Me sa di unë, ai është tashmë i vdekur,” i thotë profesori agjencisë Adnkronos. I pyetur se kur u pyet se, në rast se kjo ka ndodhur, kur mund të pritet një njoftim zyrtar nga Peniani, ai përgjigjet: “Askush nuk e di, mund të duhen ditë, por edhe muaj“.
Sa i përket pasuesit të “liderit të dashur” 36-vjeçar të koreanoveriorëve, në një vend ku pushteti gjithmonë është transmetuar në mënyrë dinamike, Sisci nuk guxon të parashikojë: “Motra, Kim Yo Jong, është kandidatja kryesore, por ajo është shumë e re dhe është grua”.
Ndërkohë Seuli, i cili tha në ditët e kaluara se nuk kishte zbuluar ndonjë “sinjal të pazakontë” të mbërritur nga Peniani pas lajmeve për shëndetin e Kim – sot foli për “një rritje të pazakontë” të aktiviteteve ushtarake në Korenë e Veriut.
Cilat janë rreziqet për rajonin? “Situata është jashtëzakonisht delikate – nënvizon profesor Sisci – Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë qenë në pikën e tyre më të ulët për dekada: 70 vjet më parë me Luftën Koreane, filloi Lufta e Ftohtë. Sot është e mundur që gjithçka të rifillojë sërish në të njëjtën pikë”.
Sherim sa me te shpejt ose RIP
po ky likja eshte?
Te qifsha profesorin dhe ju te gazetes bashke me te.
70 vjet dy Korete ishin ne lufte e jo paska filluar lufta e ftohte. Debila!
shpetoi dhe gruaja e tij se u torturua duke fjetur me nje pig.
Nuk ka vdek jo, po te kshte vdekur do leshoheshin bombat berthamore, ishalla na ka fut dhe ne në inventar.