Kina dërgon mjekë dhe diplomatë për t’i qëndruar afër liderit të Koresë së Veriut

25 Prill 2020, 11:32Bota TEMA

Kina ka dërguar një grup me ekspertë mjekësore dhe diplomatë në Korenë e Veriut në një vizitë në lidhje më shëndetin e liderit të vendit Kim Jong Un.

Shëndeti i liderit komunist vazhdon që të ngelet një mister i madh, ndërkohë që zërat janë shtuar se gjendja e tij nuk është e mirë.

Megjithatë është e paqartë se për çfarë arsye ka shkuar delegacioni në Korenë e Veriut.

Por sipas burimeve të shërbimeve sekrete koreano-jugore, Kim Jong Un, ishte i gjallë dhe po planifikonte një dalje publike shumë shpejt në publik.

Më herët u raportua se lideri komunist mund të jetë larguar nga kryeqyteti Pyongyang që të marrë veten në një destinacion të fshehtë në bregun lindor koreano-verior, pasi i trembej infektimit me COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje