Gjatë një Instagrami “live” me Fabio Cannavaro, Marcello Lippi u përlot nga pyetjet e ndjekësve për Kupën e Botës 2006. Dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar italian zbuloi diçka kurioze nga ajo mbrëmje. Alessandro Del Piero dëshironte të gjuante penalltinë e fundit të serisë kundër Francës, por ndodhi një çudi…
“Del Piero më tha se donte të godiste penalltinë e pestë, ashtu siç kishte ndodhur në Romë, në finalen e Champions-it, të cilën ne e fituam. Por, Del Piero kurrë nuk e gjuajti atë penallti, nuk ishte e nevojshme. Ne fituam me penalltinë e katërt, të ekzekutuar nga Jugoviç”, – kujton trajneri veteran italian.
Me sa duket, Del Piero donte të merrte mbi vete krejt vëmendjen, duke shënuar penalltinë e fundit të një serie të rëndësishme të finales së atij Botërori, ose mbase kishte kujtimet të ngulitura mirë në memorie nga momenti i ngazëllyer i triumfit në Champions. Pastaj, Lippi përfundoi duke shpjeguar zgjedhjen e goditësve të penalltive:
“Unë jam që ekzekutuesit më të mirë të penalltive të gjuajnë të parët, kështu që zgjodha më të saktët, sipas mendimit tim. Pastaj shikova nga Grosso, janë gjërat që të vijnë në moment, dhe i thashë se ai do ta gjuante penalltinë e fundit, sepse kishte qenë njeriu i sekondave të fundit…”