Tregtia e paligjshme e kafshëve të egra dhe ndërhyrja e madhe e njerëzve në natyre janë shkaqet kryesore të pandemisë së koronavirusit. Të paktën kështu është shprehur një shkencëtar amerikan sipas të cilit “kjo është hakmarrja e natyrës dhe në ia bëmë vetes.”
Sipas Thomas Lovejoy, i cili ka shpikur termin “diversiteti biologjik” në vitin 1980, shkencëtarët po zbulojnë se dy nga katër viruse të reja që krijohen çdo vit vijnë si rezultat i ndërhyrjes së njeriut në botën natyrore.
Studiuesi, i cili është cilësuar si babai i biodiversitetit shton gjithashtu se secili prej këtyre viruseve mund të kthehet në një pandemi.
Lovejoy shprehet: ”Kjo pandemi është pasojë e ndërhyrjes sonë të madhe dhe të vazhdueshme në natyrë dhe tregëtisë së kafshëve të egra, dhe në veçanti, tregjet ku shiten kafshë të egra, tregjet e specieve të gjalla të detit në Azinë jugore dhe tregjet e kafshëve të egra në Afrikë…Është mjaft e dukshme, ishte thjesht çështje kohë përpara se diçka si kjo të ndodhte.”
Deklarata e shkencëtarit u bë për të shënuar publikimin e një raporti nga Qendra për Progresin Amerikan sipas të cilit SHBA-të duhet të rritin përpjekjet për të luftuar tregtinë e kafshëve të egra si një mënyrë për të ndihmuar në përballimin e pandemive.
Tregjet për të cilat foli Lovejoy janë tregje tradicionale që shesin kafshë të gjalla (ferme dhe të egra), si dhe fruta, perime dhe peshk të freskët, shpesh në kushte jo-higjienike.
Ato gjenden në të gjithë Afrikën dhe Azinë. Tregu në Wuhan që besohet se është vendi nga ka “lindur” Covid-19 përmbante një numër kafshësh të egra, duke përfshirë dhelpra, minj, ketra, këlyshë ujku dhe salamandra.
Duke menduar se eshte mbi natyren, njeriu nderhyn aty ku s’duhet, dhe po ja fut vetes. Ky rast ndoshta, do beje te kuptohet cmenduria njerezore dhe te reagohet pozitivisht.