Kreu i Bundestagut gjerman kundër karantinës: Dinjiteti i njeriut vjen para jetës së tij (në Gjermani shpërthejnë protestat)

26 Prill 2020, 18:50Bota TEMA

Jo çdo gjë i duhet nënshtruar shpëtimit të jetës njerëzore. Kështu mendon ish-ministri gjerman i Financave, aktualisht kryetar i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble.

Në një intervistë për gazetën “Der Tagesspiegel”, ish-ministri mendon se vendimet në këtë situatë nuk duhen lënë ekskluzivisht në funksion të mendimit të virologëve.

“Nëse ka një vlerë absolute të ankoruar në Kushtetutën tonë, kjo është dinjiteti i njeriut, që është i paprekshëm. Por kjo nuk përjashton se duhet të vdesim.

Është shteti që duhet të sigurojë kushtet në të mira sanitare të mundshme, por për fat të keq njerëzit do të vazhdojnë të vdesin për shkak të CoVid-19. Sa më shumë të zgjasë kufizimi, aq më të rënda do të jenë pasojat”, është shprehur ai.

Sipas tij dalja nga karantina është më e vështirë se hyrja në të dhe hapja duhet bërë me kujdes dhe hap pas hapi, pasi askush nuk mund të parashikojë pasojat psikologjike dhe sociale të saj.

Në Gjermani protestohet kundër masave kufizuese

Në Gjermani është prorestuar kundër karantinës së vendosur nga qeveria me rastin e pandemisë së CoVid-19. Në Berlin dhjetëra protestues dolën në shesh me thirrjen: “Dua të më riktheni jetën time”, krahas pankartave të tilla si “Mbroni të drejtat kushtetuese”, “Liria nuk është gjithçka, por pa Lirinë gjithçka është asgjë”.

Sipas policisë gjermane janë arrestuar më shumë se 100 persona, ndërkohë që u verifikua se protestuesit mbanin distancë mes tyre duke respektuar paradoksalisht kërkesat e qeverisë për distancim social.
Gjermania konsiderohet sinnjë vend që e ka menaxhuar shumë mirë pandeminë e koronavirusit me shumë pak vdekje dhe një kufizim relativ krahasuar p.sh me Italinë që nga 17 marsi.
Protestuesit mendojnë se koronavirusi përfaqëson një mundësi dhe përpjekje për të kapur më shumë pushtet përmes frikës, duke cituar gazetën “Rezistenca Demokratike”, sipas të cilës në.mbarë botën janë 127 mjekë që vënë në pikëpyetje nevojën e masave të karantinës.
Protesta është konsideruar e paligjshme, pasi për të nuk ishte dhënë leje.

2 komente në “Kreu i Bundestagut gjerman kundër karantinës: Dinjiteti i njeriut vjen para jetës së tij (në Gjermani shpërthejnë protestat)”

  1. zigur qarri says:

    mësoni bythqira patriotë
    Kjo është gjermania dhe evropa e vërtetë

  2. zigur qarri says:

    mësoni bythqira patriotë
    Kjo është gjermania dhe evropa e vërtetë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje