Australianët venë në funksion aplikacionin që gjurmon koronavirusin

27 Prill 2020, 12:54Bota TEMA

Më shumë se një milion australianë shkarkuan një aplikacion për gjurmimin e COVID-19 gjatë një ditë të vetme, deklaroi qeveria.

Aplikacioni i gjurmimit, COVIDSafe, përdor Bluetooth për të regjistruar kur përdoruesit kanë qenë në kontakt me të tjerët që e kanë instaluar aplikacionin.

Nëse një përdorues rezulton pozitiv për koronavirus, autoritetet, me lejen e përdoruesit, mund të përdorin aplikacionin për të ndihmuar në përcaktimin se kush ka qenë në kontakt me rastin e konfirmuar.

Zyrtari kryesor mjekësor i Australisë, Brendan Murphy tha se aplikimi ishte pjesë e planit të vendit pas heqjes së masave për distancimin shoqëror.

Ai tha janë bërë mbi një milion shkarkime vetëm brenda një dite, rezultat ky mjaft i kënaqshëm.

Murphy shtoi se ishte një aplikacion “pa rrezik dhe me siguri të lartë”. Qeveria thotë se informacionet janë të koduara.

1 komente në “Australianët venë në funksion aplikacionin që gjurmon koronavirusin”

  1. Korcari1 says:

    Nqs 1 milion shkarkuan app diten e pare nuk besoj se do kete me te tjere diten e dyte.Shumica e popullsise ketu e quan nje cenim te privacise dhe e kane kritikuar shume.Natyrisht nuk eshte e detyrueshme dhe duket fare e papranueshme qe tani qe Australia ka vetem 7 raste ne dite duhet te shkarkoje applikacionin kur nuk u kerkua kur kishte 300 raste ne dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje