Bota duhej të kishte dëgjuar OBSH-në, e cila e dha alarmin për koronavirusin e ri në fund të janarit, pohoi sot kreu i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke theksuar se autoritetet shëndetësore botërore nuk mund t’i detyrojnë vendet të ndjekin rekomandimet e tyre.
Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) është kritikuar ashpër nga SHBA-ja për ngadalësinë e përgjigjes ndaj koronavirusit të ri, kreu i saj e ka mbrojtur edhe një herë veprimin e tij.
“Bota duhej të kishte dëgjuar me kujdes OBSH-në, sepse urgjenca globale është lajmëruar më 30 janar, me 82 raste dhe pa vdekje jashtë Kinës”, tha Tedros, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
“Dhe ne e kemi këshilluar të gjithë botën që të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit publik. Ne i kemi thënë që të gjejmë rastet, të testojmë, të izolojmë dhe të kërkojmë kontakte. Vendet që ndoqën këshillat janë në një pozitë më të mirë se sa të tjerët. Ky është një fakt”, shtoi ai.
OBSH do të mbajë Asamblenë e saj të Shëndetit Botëror nga 17 maji, i cili është organi i saj më i lartë vendimmarrës dhe që bashkon të gjitha vendet anëtare të saj çdo vit.
maskarenjte ata derisa paguhen nga e gjithe bota duhet te thoshin ndalohen udhetimet ata akoma nuk kan zbuluar asgje jan nje 0 per mendimin tim nuk ja vlejne fare ishalla te vdesin nga virusi maskarnjte
FOLI PRAP KY QENUSHI I KINES?TI GENJEVE O PLEHRE,NUK TRASMETOHET VIRUSI NGA NJERIU KE NJERIU THE SE ASHTU TE THANE KINEZET,NDYRESIRE.
Domethene kur ne Kine kishte shperthyer virusi ne popullate, ti bere thirrje ne 30 janar.. Kam nje pietje per ty: Me cfare udhetoi lajmi per virusin nga Kina ne OBSH, me qerre?!?! Ik more zagar se vajte ne mes te janarit aty dhe I lepije strufen arushit Pooh.. Une habitem se sa keq e ke menaxhuar situaten dhe akoma flet.. Shpresoj qe asnje qindarke mos tu japi cdo qeverri Amerikane derisa te vendoset nga ai shtet qe jep me shume…