Stoltenberg: Rusia dhe Kina lajme të rreme për reagimin e NATO-s ndaj COVID-19

27 Prill 2020, 19:53Bota TEMA

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia dhe Kina kanë përhapur informacione të rreme rreth reagimit të Aleancës së Atlantikut Verior ndaj pandemisë së COVID-19.

”NATO ka parë deklarata nga zëdhënësit rusë dhe kinezë që pretendojnë se aleatët e NATO-s nuk po e mbështesin njëri-tjetrin, se ata nuk mund të merren me krizën ose të mbrojnë të moshuarit apo se ata janë përgjegjës për përhapjen e virusit”, deklaroi Stoltenberg.

“Kjo është e gabuar. Aleatët e NATO-s qëndrojnë së bashku në luftën kundër krizës aktuale”, i tha Stoltenberg agjencisë gjermane të lajmeve, DPA dhe disa medieve të tjera europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje