Fatmir Mediu, kreu i republikanëve fajëson qeverinë për “injorimin” e marrjes në kohë të masave për përballimin e pandemisë Covid-19. Z.Mediu apelon përmes kësaj interviste për “GSH” se rrezikut të pasigurisë nga pandemia, shqiptarëve u shtohet rreziku i papunësisë masive, shkatërrimit të bizneseve, ndërprerjeve të aktiviteteve të kompanive të huaja, rrënimit ekonomik, varfëri dhe probleme të rënda sociale.
Mediu si masë kyçe sugjeron rikthimin i ligjit dhe kushtetutshmërisë. Sipas tij, është e domosdoshme dhe urgjente një pakete e plotë ekonomike, që lufton problemin e papunësisë, mbështet biznesin dhe njerëzit në nevojë.
Z.Mediu, çfarë po rrezikojnë shqiptarët duke vazhduar të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që fundjavave ushtria zbret në rrugë?
Distancimi social, higjiena, testimi masiv dhe gjurmimi i rasteve të infektuara, izolimi dhe trajtimi janë masat më të padiskutueshme, që janë përshtatur nga gjitha shtetet në përgjithësi, nga SHBA-të, Kina BE-ja, Rusija dhe kudo në botë. Mënyra e zbatimit të këtyre masave ka ndikuar padyshim në uljen e kurbës së pandemisë nga Covid-19. Sipas Presidentit Trump, nëse nuk do të ishin marrë masat në projektimet e tyre bazuar në statistika shkencore dhe mjekësore në SHBA, do të kishte më shumë se 1 milion të vdekur, ndërkohë që me marrjen e masave mendohet në 60-80 mijë. Vendet të cilat kanë qenë rigoroze kanë mundur t’a përballojnë mirë pandeminë.
Shqipëria me një sistem shëndetësor të dobët, por me mjekë dhe infermierë të mirë, të përkushtuar, të cilët gjej rastin t’i falënderoj përzemërsisht në emrin tim dhe të Partisë Republikane. Qeveria shqiptare duke injoruar marrjen në kohë për përballimin e pandemisë, si dhe mungesës së tamponëve për testim, zgjodhi rrugën e karantinimit të fortë dhe izolimit.
Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë u shfrytëzua nga Rama dhe qeveria për të bërë veprime që nuk përputhen me statusin ligjor dhe kushtetues të fatkeqësisë, por me atë të gjendjes së jashtëzakonshme, duke qenë kështu në paligjshmëri. Rama kërkon nëpërmjet propagandës të flasë për një sukses imagjinar, ndërkohë që po të krahasohemi me rajonin, vdekshmëria për numrin e të infektuarve është e lartë. Rrezikut të pasigurisë nga pandemia, shqiptarëve u shtohet rreziku i papunësisë masive, shkatërrimit të bizneseve, ndërprerjeve të aktiviteteve të kompanive të huaja, rrënimit ekonomik, varfëri dhe probleme të rënda sociale dhe depresive.
Pas krizës politike, tashmë a rrezikon Shqipëria një krizë ekonomie për shkak të Covid-19?
Kriza do të jetë e pashmangshme në të gjithë botën dhe pa diskutim në Shqipëri, por këtu do jetë më e rëndë për shkak të një ekonomie të dobët. Nga të gjithë zërat më të shquar të ekonomisë të FMN, BB, liderëve botërorë, të gjithë thonë se kriza ekonomike do jetë shumë e rëndë, e krahasuar me depresionin e madh. Do jetë e rëndë për vendet e zhvilluara si SHBA, BE, Kinë, vendet e Gjirit Persik të cilat po kalojnë vështirësi dhe janë aktualisht të prekur rëndë nga papunësia dhe rënia ekonomike.
Ata janë angazhuar në një debat të gjerë dhe po kërkojnë me një plan të qartë të krijojnë një balancë ndërmjet mbrojtjes nga koronavirusi dhe në anën tjetër rikthimin e bizneseve në punë. Kriza do të jetë më e rëndë te vendet në zhvillim si Shqipëria. Qeveritë e SHBA dhe BE, por edhe ato të Ballkanit kanë ofruar paketa të mbështetjes ekonomike për shtresat në nevojë, punonjësit dhe bizneset. Për fatin e keq, Rama ka një paketë shumë më të dobët edhe se Kosova. Nuk ka asnjë transparencë për mënyrën e implementimit të paketave mbështetëse të qeverisë. Paketa demagogjike dhe presioni psikologjik e mediatik është paketa që ka ofruar më shumë qeveria.
Xhaxhi Mediu ti duhet te ishe ne burge me kohe Po cfare ti beshe shqiperi hesapi
Ore,ky mendikari,mos është ky i Gëdecit…..
Ah kriminel robqir. Vrave nje these me njerez ne gerdec dhe na ben sikur te dhimset populli
Po jooo o Fakkkmir Joo.
Se po te ishte Shqiperia burg …
Ti me Salën e Xenin duhej te ishit atje tanimë..
Mos harro se lekët i ke bërë me jete njerezish…
Per ju Shqiperia eshte “parra-jsa”
Per te tjeret eshte “ferri”
Gerdau…!
Eshte kush eshte Mediu ,
eshte 100 her me inteligjent se basha e turma e gabeleve te pd-s
Z.Mediu ajo që do të duhej të bëje ti bashkë me doktor vdekjen në këtë situatë pandemie do të ishte që ato miliardat e vjedhura ,bashkë me xenin në fabrikën e vdekjes në gërdec,ti bënit publike e ti vinit në dispozicion të bankës së shtetit shqiptar për rimëkëmbjen e ekonomisë kombtare.
Së dyti sa për ato mendimet e tua për menaxhimin e situatës ,mbaji për vete dhe menaxho e ringri partinë republikane e cila ekzistoi si forcë politike sa u drejtua nga i ndjeri S. Godo
pasi ju e keni kthyer në shtojcë të pd,mjafton që ju të jeni në listat e pd.
Së treti ku e gjeni kurajon ju që në emër të pangopsisë nën drejtimin e doktor vdekjes hapët 26 varre në gërdec , e sot
na përgjëroi për situtën,dhe kush ju që shkaktuat hiroshimën në mes të shqipërisë,pa folur pastaj për 97 që për karriket e bythës tuaj e kthyet këtë vënd në varr masiv për shqiptarët.
Së fundi ju keni humbur çdo të drejtë sado elementare që ti bëni moral këtij populli ,ju dhe tërë sojin tuaj shqupist,pasi P R. nuk ka më në këtë jetë dhe në atë të përtejme si hije do tu ndjekë nga pas makthi i vdekjes , makthi i jetëve të marra prej jush e nga ju në emër të pangopsisë,ky makth nuk do tju ndahet dhe pasardhsve tuaj,prandaj për të lehtësuar sa do pak dhimbjet e plagët e këtij populli ,bëhuni burrë e rrefehuni z.Mediu dhe mos jep mënd se ngacmon edhe më keq plagët që keni hapur.
Kur flet katunari Diu.
Krye hajdut, krye mafioz.
Yyyyyy te pa ngopur,,,,,,,,,