“Nëse diçka shkon keq s'duan të marrin përgjegjësi”, mikrobiologu: Ja pse politikanët po fshihen pas shkencës për koronavirusin

27 Prill 2020, 10:27Sociale TEMA

Sipas një mikrobiologu skocez, qeveritë po fshihen pas shkencës në rast se gjërat shkojnë keq dhe bilanci i viktimave nga koronavirusi rritet ndjeshëm pas lehtësimit të masave.

Profesori Hugh Pennington, mikrobiolog në Universitetin e Aberdinit, tha për “Sunday Express” se “politikanët thonë se po ndjekim shkencën sa herë që pyeten për menaxhimin e krizës Covid-19, në mënyrë që të heqin fajin nga vetja nëse diçka shkon keq”.

Profesori skocez, i cili ka qenë pjesë e ekipit që në vitet ’60 zbuloi koronavirusin e parë, theksoi: “Të thuash “po ndjekim shkencën” nuk ka kuptim, pasi ekspertët kanë dhënë këshilla kontradiktore për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Në një farë mënyre, politikanët po fshihen pas shkencës sepse nuk duan të marrin përgjegjësi nëse diçka shkon keq”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje