Shkoi në Paraguai për të qenë i pranishëm në hapjen e një kazinoje online dhe promovimin e një libri, por me të mbërritur, Ronaldinjo dhe vëllai i tij u arrestuan dhe u akuzuan për falsifikim dokumentash identifikuese.
Ish-ylli i Barçës në një intervistë për mediet braziliane tregon se ai nuk e dinte se dokumentat nuk ishin origjinale dhe ka bashkëpunuar menjëherë me autoritetet për të qartësuar situatën.
Tani braziliani ka mundur të dalë nga burgu, por mbetet akoma i izoluar nën masën arrest shtëpie në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit paraguaian, Asuncion.
“Jam besimtar dhe lutem gjithmonë që gjërat të më shkojnë mirë. Shpresoj që të përfundojë sa më shpejt e gjithë kjo. Gjëja e parë që do të bëj është të puth mamanë time.
U hutuam totalisht kur zbuluam se dokumentat nuk ishin të rregullta. Që nga ai moment, qëllimi ynë ka qenë të bashkëpunojmë me gjykatat për të sqaruar situatën.
U godita shumë kur kuptova që do të shkoja në burg. S’e kisha imagjinuar kurrë veten në një situatë të tillë.
Gjithë jetën jam përpjekur të arrij nivelin tim më të lartë profesional dhe t’i sillja lumturi njerëzve nëpërmjet futbollit tim.
Atje luajtja futboll, firmosja e autografeve dhe bërja e fotove, janë pjesë e jetës time.
Nuk kisha asnjë arsye pse mos t’i bëja këto gjëra në burg, veçanërisht me njerëzit që po kalonin një kohë të vështirë si unë“, shprehet ish-ylli i Barçës.