Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Hagë ka ngritur aktakuza të reja për të dyshuar të pa bërë publik para një gjyqtari të procedurës paraprake, i cili tani do të shqyrtojë akuzat që kanë të bëjnë me krimet e kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë.
Nga Marija Ristic
Kryeprokurori në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith, e njoftoi kryetarin e Dhomave të Specializuara për herë të dytë se ai synon të fillojë procedurat gjyqësore para “Gjykatës Speciale” me bazë në Hagë, u njoftua të martën.
“Prandaj kryetarja ka caktuar një gjyqtar të procedurës paraprake në përputhje me Ligjin dhe Rregulloren e Caktimit të Gjyqtarëve për të shqyrtuar aktakuzën e re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar. Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale, deri në momentin që ajo konfirmohet nga gjyqtari paraprak”, thanë Dhoma e Specializuara të Kosovës në një njoftim për shtyp
Gjyqtari i procedurës paraprake ka gjashtë muaj kohë për të konfirmuar, hedhur poshtë ose kërkuar informacione shtesë në lidhje me aktakuzat.
Kjo është hera e dytë që prokurori Smith kërkoi emërimin e një gjyqtari të procedurës paraprake për të shqyrtuar aktakuzat. Aktakuzat u ngritën për herë të parë në shkurt dhe ato pritet të konfirmohen nga mesi i verës.
Të paditurit ende nuk janë bërë ende publik.
Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 100 persona, kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë thirrur nga Prokuroria e Specializuar për t’u marrë në pyetje si të dyshuar ose dëshmitarë në lidhje me krimet që dyshohet se janë kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 1999 në Kosovë.
Ndër ata që u morën në pyetje ishin edhe ish-guerilë të UÇK-së, të cilët janë bërë politikanë të profilit të lartë si Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës pasi u thirr për t’u marrë në pyetje.
Dhomat e Specializuara do të dëgjojnë raste që dalin nga një raport i task forcës së BE-së, i cili tha se zyrtarë pa emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të përballen me aktakuza për një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
Krimet e pretenduara përfshijnë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.
Raporti u porosit pasi Këshilli i Europës publikoi një hetim në vitin 2011, i cili pretendonte se disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë presidentin aktual Hashim Thaçi, ishin përgjegjës për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut.
Thaçi i mohoi akuzat.
Stafi i gjykatës përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo funksionon sipas ligjeve të Kosovës.
Bisedimet për krijimin e gjykatës zgjatën nga 2011 deri në 2015.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar po administron drejtësinë në Kosovë, por rezultatet e saj kanë qenë të dobëta – më pak se 20 vendime përfundimtare në çështjet e krimeve të luftës. Megjithatë, besohej se prokuroria e Kosovës nuk mund të trajtonte çështje të ndjeshme kundër zyrtarëve të lartë, që ishte dhe një nga arsyet pse komuniteti ndërkombëtar vendosi të krijonte gjykatën e re.
Deputetët e Kosovës votuan që gjykata të ngrihej si pjesë e sistemit të drejtësisë së vendit nën presionin e SHBA-së dhe BE-së. Në Kosovë gjykata shihet si e njëanshme pasi do të gjykojë ish-luftëtarët e UÇK-së, njerëz që shihen si çlirimtarë nga shumica e popullsisë etnike shqiptare të vendit. Ndërsa në Serbi, gjykata ka mbështetje të gjerë për shkak të shpresave se ajo do të gjykojë krimet kundër serbëve.
Deri te vjen Gjykata ja mbarojm nje … (qeveri te re).
Kus s’ke bythe si shtet,por mbi te gjitha si komb…te fusin ne gjykate speciale e shume speciale.
As ketyre vendeve si ish Uganda e rrethinave,nuk i arrime dot…keta vrane e prene…e i duartrokinen ne okb…ne,me pak fjale,te hame mutin