VENDIMI/ Shahini: Shkolla do hapen 3 javë vetëm për maturantët, të tjerët mësim online

28 Prill 2020, 19:19Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini doli në një konferencë për shtyp ku bëri me dije vendimin e marrë për vitin shkollor, i cili është ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas ministres, Shahini bazuar në rrethanat dhe vendimin e Task Forcës për koronavirusin është vendosur mbyllja e vitit shkollor për shumicën e nxënësve.

Shkollat do të hapen më 18 maj deri në 5 qershor për maturantët që të përgatiten për provimet e fundit. Sipas ministres Shahini do të anulohen provimet e klasës së pestë dhe të lirimit.

Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. 

Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit. Provimet e klasës së 5 dhe të 9  do të anulohen. 

Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë. 

Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18 maj deri në 5 qershor, ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online. 

Nga klasa e 1 deri tek e 11 do të zhvillojnë mësimin deri në 29 maj online dhe për to do të mbyllet 2 javë më herët. Dy javët e qershorit do i shërbejnë mësuesve për të mbyllur dhe kalkuluar vlerësimet e nxënësve”, –tha Shahini. (TemA)

2 komente në “VENDIMI/ Shahini: Shkolla do hapen 3 javë vetëm për maturantët, të tjerët mësim online”

  1. Entoni says:

    Kush e mori vendimin? Mbi cilin studim u vendos? Kush jane specialistet mjek qe e kryen ate studim edhe cilat jane arsyet qe ata kane rekomanduar qe shkollat te mos hapen? Jam shume kurioze cili ka qene mendimi i Prof. Tritan Kalo, apo nuk i keni marre mendim edhe keni rene shkurt duke bere nje copy/paste nga Italia? Keni lozur me vendimin qe ju ben me pak pergjegjes????
    Piku i epidemise ka qene ne shkurt tani nuk ka me emergjence….pyesni mjeket e primarit edhe ua shpjegojne mire se pse?
    Femijet edhe mesuesit jane popullata me e mbrojtur nga ana imunologjike, patjeter duhen hapur shkollat, ose te behet publike pse jo? Po kur te kthehet prape ne vjeshte kjo semundje cfare do beni do ti mbyllni prape?

  2. Kritiku says:

    Z.Ministre ,kesaj i thone te marrin shkollen si tek ish shkolla”Hikea”ne Vlore,si ne Universitetin “Kristal”e te tjera.Ta gezojme te arthmen tone te “NDRITUR” Rilindase.Perpara per diploma fallco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje