Tre ish-lojtarë të Flamurtarit të famshëm të viteve ’80, Kreshnik Çipi, Vasil Ruci dhe Përparim Lushaj, kujtuan momentet e tyre të arta në emisionin “FanZone” në SuperSport, nga superpërballjet me Barcelonën tek mendimi se FSHF në atë kohë nuk lejonte që titulli të shkonte në Vlorë.
Kreshnik Çipi: “Nëse dikush do ta thoshte më parë që do rrinim dy muaj të mbyllur, nuk do e besonte njeri. Ndeshjet me Barcelonën? Të dyja ndeshjet kanë veçoritë e tyre. Entuziami në atë kohë ishte i madh, nuk ishim ndeshur më parë me skuadra të nivelit të Barcelonës. Në përballjen e dytë ishte më ndryshe, pasi kishim edhe më shumë eksperiencë. Ishim ekip i veçantë në atë kohë. Ishte një histori e gjatë, që ishte nisur nga brezat. Flamurtari në ato vite ka diktuar, por kam shumë argumente që Federata mendonte që Kupa të mbetej në Tiranë, nuk kishte rëndësi nëse e merrte Tirana, Partizani apo Dinamo. Na sulmonin gjatë gjithë kampionatit. Rasti flagrant ishte në sezonin 1985-86, kur ndaheshim me vetëm 1 pikë, ne luanim me Tiranën, ndërsa Dinamo në Gjirokastër, bënë diçka në lidhje me golat e shënuar dhe ata të pësuar dhe Luftëtari ia la ndeshjen 3-0 Dinamos, që mori Kupën.
Në vitet ‘90, lojtarët emigruan dhe nuk e kishin shumë mendjen te futbolli. Titulli i atij viti, ishte shumë i rëndësishëm dhe i veçantë. Nuk ka qenë rastësi ajo që bëri Flamurtari në kupat e Europës. Ishte një brez shumë i mirë që doli në ato vite. Flamurtarin tani e kanë lënë jetim, në atë kohë ishim një ekip bio.”
Përparim Lushaj: “Koronavirusi? Para vitit të ri, ishin disa pamje nga Kina, por nuk e mendonim se do vinte deri këtu. Ëndrra kur ishim të rinj, ishte të luanim me fanellën e Flamurtarit. Treguam se Flamurtari ishte i denjë të përfaqësonte Shqipërinë në kupat e Europës.
Nuk e kishim menduar kurrë se do ndesheshim me Barcelonën. Shumë lojtarë nga ata që ishin në ekipin tonë, ishin pa përvojë në ndeshje të mëdha. Kush e mendonte që mund të luante në “Camp Nou”. Nuk e mendonim kurrë që do ta eliminonim Barcelonën, por nga ndeshja e parë ne kishim më shumë besim. Ne jemi krenarë për atë kohë, çdo gjë arrihet me shumë punë dhe ne ia dolëm.
Jam dakord me Kreshnikun, kam peng kampionatin e 1986, që na e hoqën në atë mënyrë. Në vitet ’80, Kupa duhej të qëndronte në Tiranë. Duhet të ishe shumë i përgatitur që për të marrë fitoret. Flamurtarit edhe në vitet e fundit i është mohuar një titull. Flamurtari i Idrizit është katastrofë dhe pothuajse i rënë nga kategoria.”
Vasil Ruci: “Situata? Ne jemi mësuar me futboll. Ne kemi qenë edhe më parë në karantinë, por kishim edhe futboll. Ne atë kohë, ndaj Barcelonës, kishim një ekip me lojtarë vlonjatë, plus kishim mbështetjen e madhe të tifozëve. Atëherë nuk kishte një individ të veçantë, të gjithë ishin shumë të mirë. Unë mendoj se ishin të gjithë të lavdishëm. Ai Flamurtar diktonte, por disa kushte të tjera dhe janë njësoj edhe në kohët e sotme, nuk arritëm të merrnim titujt. Ishte një ekip për t’u admiruar.
Femrat në atë kohë na dërgonin letra, por me emra burrash dhe i shikonim kur hiqnim pullën.
Kampionati i vitit 1990? Shumë futbollistë emigruan dhe luajtën në kampionatet e mira. Tani Shqipëria shet ose jo një lojtar shumë të mirë në kampionatet e forta. Tani stërvitja është më e mirë, por bëhet biznes.”
Muhabete te vjetra Po deshet ndonje te re pyesni AGUSTININ Kolen
O Kreshnik.
Flamurtari i atyre viteve do mbahet mend per ndeshjet nderkombetare. Ju heq kapelen Vlora dhe gjithe Shqiperia.
Per sa i takon Kampionatit, …mos ja fut kot…
Po cer Dinamo , Luftetari, pordhe me rigon ? Dinamua ate vit fitonte vete , nuk kishte nevoje ti hapnin porten. Per me teper edhe 1-0 te fitonte, mjaftonte per te dale kampion. Ju, ju pse nuk fituat ? Pse ankohesh si femije kot se koti. Natyrshem federata donte qe kampionati dhe kupat te ishin ne Tirane. Shume faktore ndikonin: : shoqeria, miqesia, ekipi kombetar, presioni nga politikane tifoza etj. etj. As Vllaznia, as Lokomotiva nuk favorizoheshin kudra ekipeve te kryeqytetit. Dihej ajo.
Po si nuk e mundet dot njehere Tiranen , mer vlla ? Si nuk e muindet ? Mos me thuaj qe e ndihmonin arbitrat gjithmone. I kam pare ne stadium te gjitha ndeshjet e atyre viteve (qofte ne Tirane, qofte ne Vlore). Po si mer vlla ju dridheshin kembet kur luanit kunder Tirane ?. Vinin na mundnin ne Vlore , … ne mes te nates.
Nuk na bete nje here te lumtur….
Edhe nje te fundit. Ju kam pare ne disa dokumentare te flisni: Ti, Sokoli, Vasili, Rrapua, Landi… Po si nuk thate nje fjale te mire per Lonin, mer burre ?!. Pse kaq mosmirenjohes ju te gjithe ? Loni kishte te metat e tija si njeri, po per sa i perket taktikave dhe vendosjes ne fushe… ishte mjeshter.