Gazetari Dritan Hila ka treguar mënyrën e re të shitjes së maskave, përmes një shembulli që i ka ndodhur personalisht në një prej qendrave tregtare në Tiranë.
Në hyrje të saj roja i ka thënë që nuk lejohet të futet brenda pa maskë kësisoj ai ka shkuar pranë kasës për ta blerë.
Shitësja duke kapur maskën që t’ja japë asaj i bie në tokë. Por ajo përsëri ia vë gazetarit tek zgjatimi i banakut, ndërsa ky i fundit i thotë: Ëmbëlsira e xhaxhit, kjo tashmë nuk bën as për të fshirë prapanicën.
Postimi Dritan Hilës:
Ne hyrje te nje nga qendrat tregetare te Tiranes, sapo afrohem, me thote roja: -Nuk lejohet pa maske zoteri. Nese nuk keni, mund ta blini ne kase. Afrohem tek kasa.
Nje maske, i them. Shitesja me nje pale doreza qe kishte kapur leke qe prej ores 8, kap nje maske nga grumbulli qe kishte perpara dhe duke e shkundur qe ta shkepuste nga grumbulli, i bie ne toke.
Ulet dhe e merr. Ma jep duke e vendosur tek zgjatimi i banakut ku vendosen gjithe mallrat kur blen. -Embelsira e xhaxhit i thashe, kjo tashme nuk ben as per te fshire prapanicen