Këndi i gabuar i kamerës "fëlliq" gazetarin, shfaqet në lidhje direkte nga shtëpia... pa pantallona

29 Prill 2020, 09:34Lifestyle TEMA

Një situatë e sikletshme ndodhi ditën e djeshme, përgjatë një lidhjeje direkte me “Good Morning America” dhe për të gjithën duhet fajësuar askush tjetër veçse karantina.

Gazetari i ABC News, Will Reeve po fliste rreth farmacive që përdorin drone për të dërguar medikamentet dhe e pa të udhës të vishte veçse një këmishë dhe xhaketë, pa pantallona.

Fundja po raportonte nga shtëpia dhe askush nuk do ta shihte. Por këndi i gabuar i kamerës, e nxori zbuluar dhe Twitter-i nuk ia kurseu komentet e shumta.

Sidoqoftë, gazetari e mori me sportivitet situatën  duke thënë se nuk do të gjejë ndonjëherë punë si operator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje